Kovaçevski: Kthimi i VMRO-së në pushtet – fundi i perspektivës Evropiane!

Qeveria që udhëhiqej nga LSDM-ja ka merita që Maqedonia e Veriut u bë anëtare e NATO-s, tha lideri socialdemokrat Dimitar Kovaçevski gjatë mitingut në Strumicë. Ai potencoi se nevojitet mbështetja e qytetarëve, për përmbushjen e misionit tjetër – anëtarësimit të vendit në BE. Kovacevski tha se LSDM-ja është e vetëdijshme për dënimin që mori nga qytetarët në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, duke u zotuar se, në të mirë e në të keqe, nuk do të heq dorë nga parimet socialdemokrate për barazi

“Patjetër të shkojmë përpara, nuk guxojmë të lejojmë kthim prapa, në trazira, ndasi të brendshme dhe konflikte. Rruga përpara është e qartë – e ardhmja e Maqedonisë së BE, bashkë m e demokracitë e zhvilluara perëndimore. Kthimi në pushtet i VMRO-DPMNE-së, Mickoskit dhe Siljanovskës, do të thotë kthimi i regjimit të kaluar të Gruevskit dhe fundi i perspektivës evropiane të vendit” – tha Kovaçevski.

Duke u thirrur në deklaratën e Presidentit të Këshillit Evropian, Sharl Mishel, se vendet kandidate duhet të jenë gati për anëtarësim deri në 2030, Kovaçevski bëri thirrje për mobilizim të qytetarëve më 8 maj, sic tha, që të mos humben shanset për t`iu bashkuar familjes ervopiane. Ndryshe, në radhët e para të tubimit në Strumicë, është vërejtur edhe ish-Kryeministri dhe ish-lideri i LSDM-së, Zoran Zaevi. /tvklan.mk/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pas fitores së VLEN-it, Arben Fetai shpalli veten lider të ASH-së dhe mblodhi kryesinë e partisë

Fitorja e VLEN-it në nivel nacional ka rritur edhe aptetit e liderëve të këtij kolaicioni. Pas fitores së madhe edhe Arben Fetahi siç duket...

Tani prodhojmë vetë: Shqipëria nis industrinë kombëtare të armëve

Qeveria autorizon “KAYO”-n për prodhim dhe tregtim ushtarak Qeveria shqiptare ka miratuar të mërkurën e 5 nëntorit vendimin që i jep shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a....

Mexhiti i kënaqur: Shqiptarët e humbën Kërçovën por e fituan Çashken dhe Dollnenin!

Në një deklaratë që zbulon më shumë sesa duket, kryetari i Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, në emisionin “Debat në...

Gjendet e vdekur një 25 vjeçare nga Kosova në Tetovë, hedhen dyshime për vrasje

Është gjetur pa shenja jete trupi i një 25-vjeçare nga Kosova, që supozohet të jetë studente në Tetovë, shkruan Alsat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu