Fronti Evropian dhe VLEN: Nuk i bojkotojmë zgjedhjet parlamentare!

ZGJEDHJET PRESIDENCIALE

Fronti Evropian dhe VLEN kanë mohuar informacionet për bojkotimin e rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale. Bujar Osmani nga Fronti Evropian tha se qytetarët vet duhet të vendosin se cilin do ta mbështesin në zgjedhjet e 8 majit.

“Qytetarët janë të lirshëm të vendosin vet se cilin do ta mbështesin në rrethin e dytë dhe si Front nuk kemi për qëllim t`ua imponojmë qytetarëve se cfarë të bëjnë, por vet të vendosin dhe kjo është thelbi i demokracisë. E jona është t`i njoftojmë qytetarët për zgjedhjet, kurse në fund vendimin e marrin vet ata”, tha Bujar Osmani.

“Nuk ka bojkot të heshtur” – ishin të prerë edhe nga koalicioni VLEN.
“Nuk bojkotojmë, por u bëjmë thirrje votuesve tanë që të votojnë në zgjedhjet presidenciale. Për cilin do të votojmë, nuk e dimë, nuk I kemi në xhep votat, votojnë sipas bindjeve të tyre”, tha Izet Mexhiti.

Ndërkaq, lideri I ‘Levicës”, Dimitar Apasiev, ka përgënjeshtruar informacionet se ka thirrë për bojkotimin e zgjedhjeve presidenciale, pasi dje u pretendua se një e-mail I tij drejtuar organeve partiake bënte thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve. Apasievi këtë e kishte quajtur fotomontazh duke drejtuar akuza në adresë të VMRO-DPMNE-së. /tvklan.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Blerim Bexheti reagon për përgjimet: Gruaja ime është mbesë e Tetovës, familja e nënës time është e gjitha nga Tetova (VIDEO)

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Blerim Bexheti, ka reaguar pas publikimit të disa përgjimeve në ditët e fundit, duke i quajtur ato...

Merr flakë shtëpia e pleqve, të paktën nëntë të vdekur në Tuzlë

Të paktën nëntë persona kanë mbetur të vdekur pas zjarrit që ka shpërthyer në një shtëpi pleqsh në Tuzla të Bosnjës të martën në...

Vladimir Putin: Kundërshtoj çdo akt blasfemie, veçanërisht ndaj Islamit- “Feja islame është ndërtuar mbi paqe dhe solidaritet.

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se është kundër çdo forme blasfemie, duke theksuar në mënyrë të veçantë respektin ndaj Islamit. Ai ka theksuar...

Turqia dhe fluturimet misterioze drejt Sudanit: ndihmë, ndikim apo ndërhyrje e fshehtë?

4 nëntor 2025 Në orët e fundit, lëvizjet ajrore nga Turqia drejt Sudanit po ndezin debat të ri mbi rolin e Ankarasë në luftën që...

Njësiti Special “i kundërpërgjigjet” Adnan Azizit: “Kosova është zemra e Serbisë”, ndërsa deputeti i VLEN-it shpall- “Jo, nuk ndahet Mitrovica!”

Sot, deputeti i Koalicionit VLEN, Adnan Azizi, gjatë një vizite në Mitrovicë, ka bërë simbolin e shqiponjës me duar, duke shoqëruar gjestin me mbishkrimin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu