Ademi: Filluan si ithtar të Arbër Xhaferit, vazhduan si simpatizant të Vetvendosjes e përfunduan si argat të Mickoskit

Fronti Europian pasditen e sotme së bashku me kandidatët për deputet të zonës 1 dhe 2 kanë zhvilluar takim me banorët e komunës së Likovës dhe Kumanovës. Koordinatori i zonës së Kumanovës, Arbër Ademi dërgoi porosi të qartë deri te oponentët VMRO-DPMNE se goditjet e vazhdueshme që i bëhen BDI-së dhe Frontit Europian, nuk janë hakëmarrje për Ali Ahmetin, por është hakmarrje pikërisht për shqiptarët për ata që e bënë vitin 2001.

Besoj se të gjithëve ju kujtohet se si filluan, filluan si ithtar të Arbër Xhaferit, vazhduan si simpatizant të Vetvendosjes e përfunduan si argat të Mickoskit. Po e shihni që në ditën e parë pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale me një dallim prej 40 mijë votash, pikërisht Arben Taravari shënoi se kryetar Facebook-u është shënoi se edhe Mickoski me ofertën e tij e ka parë se ku qëndron pesha e votës shqiptare, ndërsa në të gjitha komunat shqiptare ai humbi. Atë çka s’ja dha populli ai tenton ta merr nga Mickoski. Mirëpo jo qytetarët folën, qytetarët e thanë fjalën e vet, megjithse ai dhe shokët e tij mund të thonë se nuk na duhet vota e shqiptarëve, nuk na duhet vota e qytetarëve me rëndësi është se na ka qejf Mickoski. Dhe edhe për këtë që i ka qejf Mickoski e thonë vetë, shtoi Ademi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Adela Liçina gruaja e parë me mbulesë në listën e VMRO-DPMNE për Këshillin e Komunës Saraj

Për herë të parë, një grua me mbulesë është pjesë e listës për këshilltarë të Komunës së Sarajit nga radhët e VMRO-DPMNE dhe Koalicionit....

Trondit Buxhovi: 600 vrasje pa autor, prandaj gjyqi në Hagë është i domosdoshëm

Historiani Jusuf Buxhovi ka deklaruar se themelimi i Dhomave të Specializuara në Hagë ishte i pashmangshëm, për shkak të mungesës së hetimeve serioze për...

Dy kandidatët shqiptarë për Strugën zbarkojnë në Zvicër: Kërkojnë mbështetjen e diasporës për zgjedhjet lokale

Gara për komunën e Strugës ka kaluar kufijtë e vendit. Dy kandidatët shqiptarë, Dr. Arsim Dalipi dhe Mendi Qyra, gjatë fundjavës kanë zhvilluar vizita...

“Historia në dorën tuaj”: mesazhi i presidentit Chirac në Rambuje

Jacques Chirac, presidenti i Francës në atë kohë dhe garant politik i procesit, në fjalimin e hapjes së Konferencës së Rambujesë e përshkroi këtë...

Reagime të ashpra nga VLEN pas kandidaturës së Levicës në Strugë: “Nuk duhej kandidat maqedonas, mbështetja duhet të shkojë për Qyrën”

Partia e majtë maqedonase Levica ka shpallur kandidatin e saj për komunën e Strugës, duke nxitur reagime të ashpra nga radhët e VLEN-it në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu