Mexhiti: Vjedhësit e votave do të ballafaqohen me drejtësinë, këtë herë nuk do të falen

Izet Mexhiti thotë se VLEN është favorit për të formuar Qeverinë: Për Levicën nuk kemi dilemë, jemi të hapur për të gjitha partitë tjera. Lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti nga VLEN ka bërë të ditur se koalicioni opozitar është i hapur të negociojë me të gjitha partitë politike, por ka anashkaluar Levicën. Mexhiti tha se të gjitha partitë tjera kanë deklaruar se janë të orientuara kah Evropa.

“Për Levicën nuk kam dilemë. Të tjerët, në parim janë të orientuar kah Evropa në programet e tyre. Kështu, jemi të hapur për bisedime me të gjithë të tjerët”, tha Mexhiti.
“Kësaj radhe nuk do t’i falet” – Mexhiti thotë se do të ndëshkohen vjedhësit e votave. Mexhiti nga koalicioni VLEN duke ndaluar te rasti i Likovës, tha se është një sinjal se vjedhësit e votës duhet të ndëshkohet dhe të përgjigjen para drejtësisë.

“Ky është apel që secili që do të ndërmerr një hap të tillë, kësaj radhe nuk do t’i falet, por do të ballafaqohet me drejtësinë”, tha Mexhiti. /Nistori/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Do godasim në zemër të makinerisë së luftës”/ BE sanksione ndaj Moskës, Brukseli synon naftën dhe bankat ruse

Rusia do të përballet me sanksione të reja nga Bashkimi Evropian (BE), të cilat Kaja Kallas, shefja e diplomacisë së BE-së, i quan “një...

Ndërprerje e ujit në Klinikën për Fëmijë KOZLE – pacientët dërgohen përkohësisht në klinika tjera

Ministria e Shëndetësisë njofton se për shkak të ndërprerjes së furnizimit me ujë në Klinikën Universitare për Sëmundje të Mushkërive tek Fëmijët – Kozle,...

Sela: Asnjë gërmë nga programi i VLEN në programin qeveritar – Ministrinë për Komunitete e drejton një serb me lidhje me Putinin dhe Vullinin

Në një deklaratë të ashpër publike, Ziadin Sela ka kritikuar ashpër qeverinë aktuale të përbërë nga koalicioni VLEN dhe VMRO-DPMNE, duke e cilësuar atë...

Zijadin Sela: Albin Kurti ndihmoi fuqizimin e VMRO-së me idenë për Taravarin president

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Zijadin Sela, ka akuzuar kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, se ka ndikuar drejtpërdrejt...

Zijadin Sela: Albin Kurti më propozoi që Taravarin ta bëjmë kandidat për president

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Zijadin Sela, ka zbuluar se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i kishte propozuar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu