Xhaferi: Shqiptarët gati për një kryeministër proevropian!

Kryeministri teknik Talat Xhaferi deklaroi sot se, shqiptarët janë të gatshëm për një kryeministër për të gjithë.

Duke folur në cilësi të përfaqësuesit të Frontit Evropian, Xhaferi tha se kryeministri për të gjithë duhet të jetë pro rrugës evropiane të vendit dhe të punpjë me përkushtim për integrimin e vendit në bashkimin evropian, zbatimin e ndryshimeve kushtetuese në vitin 2024 dhe hapjen e kapitujve të negociatave.

“Një kryeministër që do të praktikojë qeverisje të mirë që karakterizohet me transparencë, pjesëmarrje, efikasitet, përgjegjshmëri, llogaridhënie, barazi, konsensus dhe kohezion. Do të kujdeset për sundimin e ligjit dhe së drejtës, do të luftojë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar” – tha Talat Xhaferi, Fronti Europian.

I pyetur se çfarë ndodhë nëse VMRO nuk bën koalicion qeveritar me BDI-në, Xhaferi tha se këto çështje do të diskutohen pas zgjedhjeve në organet partiake.

“Nuk është çështje për të biseduar tani, për çështjet konkrete pas mbarimit të zgjedhjeve. Organet partiake të Frontit Evropian, ka strukturë udhëheqëse të frontit, çështja do të diskutohet normal se do të ketë vendim përkatës” – tha Talat Xhaferi.

I pyetur se deri kur pret të jetë kryeministër teknik duke pasur parasysh rrethanat rreth formimit të qeverisë, Xhaferi tha se puna e tij parësore nuk është të pres se çfarë do të ndodhë pas 100 ditëshit, por të jetë në krye të detyrës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Murseli alarmon: Buteli me 50% shqiptarë, injoron përfaqësimin e drejtë etnik

Këshilltari në Komunën e Butelit, Armend Murseli, ka ngritur shqetësime serioze lidhur me përfaqësimin etnik të të punësuarve në administratën komunale. Në seancën e...

SHBA paralajmëron Iranin: Mos i afroheni anijeve amerikane në kurs përplasjeje

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara ka lëshuar një paralajmërim të qartë ndaj Gardës Revolucionare Islamike të Iranit për të shmangur veprime të rrezikshme...

Rinumërohen mbi 99% e kutive, Kurti në mesin e katër kandidatëve të VV-së me humbjen më të madhe të votave

Rinumërimi i votave po shkon drejt përfundimit. Deri më tani janë rinumëruar 99.18 për qind e vendvotimeve, ndërsa procesi pritet të përmbyllet gjatë mbrëmjes...

Trump: Irani dëshiron marrëveshje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të premten se Irani do të kërkojë arritjen e një marrëveshjeje përmes bisedimeve, në mënyrë që...

Fetai: Jemi shumë më të fortë pa Taravarin, VLEN është me e bashkuar se kurrë

Sa i takon pyetjes se a do bëhet një parti VLEN, Fetai me përgjigje: “VLEN është me e bashkuar se kurrë, rezultati i zgjedhjeve lokale...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu