Osmani: Mickoski mund ta ftojë VLEN-in për kafe, por në Qeveri mund ta marrë vetëm si pjesë e koalicionit “Maqedonia përsëri e jotja”

Bujar Osmani nga BDI – Fronti Europian ka dërguar porosi deri te Hristijan Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së se koalicionin opozitar shqiptar, VLEN mund ta ftojë vetëm në kafene, ndërkaq për t’u bërë pjesë e Qeverisë mund ta marrë vetëm si pjesë e koalicionit “Maqedonia përsëri e jotja”, transmeton TV21.

“Zotëri Mickoski mund ta ftojë VLEN-in për vizitë, në kafene. Mund ta ftojë në kuadër të koalicionit “Maqedonia përsëri e jotja” dhe ta ndajë pushtetin me ata. Kjo lejohet. Nëse ky është qëllimi – VLEN të jetë në Qeveri si pjesë e koalicionit “Maqedonia përsëri e jotja”, kjo është krejtësisht legjitime dhe është vendim i tyre. Por përfaqësues të shqiptarëve, të turqve, të boshnjakëve, të romëve do të jenë ata të cilët do ta fitojnë vullnetin e tyre. Për këtë Marrëveshja e Ohrit e jep parimin e shumicës së dyfishtë – shumicës absolute dhe shumicës prej badenteri, eKjo do të thotë do t’i përfaqësojë boshnjakët, ai që do ta zgjedhin ata, turqët, romët dhe kështu me radhë. cila nuk është vetëm shumicë e shqiptarë. Këtu duhet të kuptohem që të mos mendohet se është një betejë etnike. Badenter do të thotë shumicë e deputetëve joshumicë. Do të them edhe njëherë – mund t’i ftojë në kafe, por për në Qeveri vendosin qytetarët”, tha Osmani.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Dështimi i seancës, Pacolli: Popull, a po e shihni kë keni votuar?

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar ashpër pas dështimit të 14-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Ai thotë se këta përfaqësues nuk...

Marin Mema: Zbulimet DARDANE që fsheh Maqedonia e Veriut… – Gjurmë Shqiptare

Nje histori thellesisht e deformuar… mbi te cilen mbeshtetet Maqedonia e sotme e Veriut. Fakte e deshmi tronditese… Te dhena e dokumenta. Nje rrugetim...

Kusari-Lila: Bllokimi i Kuvendit është paradoksal dhe shkelje kushtetuese

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka cilësuar si paradoksale situatën e bllokimit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Ajo ka...

Deputetët dështojnë për herë të 14-të ta konstituojnë Kuvendin

Kosova vazhdon të jetë pa Kuvend funksional, pasi deputetët kanë dështuar sërish – në përpjekjen e tyre të trembëdhjetë – ta konstituojnë Kuvendin e...

Do të kemi një ditë të dytë vere/ Berisha thirrje qytetarëve: Votoni për shqiptarët, fëmijët dhe pensionet

Pak më parë kreu, i PD Sali Berisha ka votuar në “Liceun Artistik”. Në një prononcim për mediat ai u bëri...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu