Një grua dogji Kuranin në Suedi

Në Malmo të Suedisë, Kuranit iu vu zjarri sërish. Një grua që mbante një kryq në dorë dogji librin e shenjtë të myslimanëve dhe më pas shpalosi flamurin izraelit. E gjithë kjo ndodhi tre ditë para fillimit të Eurovisionit, që do të mbahet në Suedi e që po ka frikë të madhe për ndonjë sulm terrorist.

Para se ta digjte, gruaja e hodhi Kuranin në rrugë, e shkelmoi dhe më pas e grisi nga brenda.

Pas kësaj, ajo, duke mbajtur një kryq, djeg Kuranin, merr flamurin palestinez, e shkel me këmbë bashkë me një burrë që valëvit flamurin izraelit dhe këndon këngën e përfaqësueses izraelite në garën e sivjetme të Eurovisionit.

Rreth 300 spektatorë dhe dhjetëra oficerë policie ishin në vendngjarje përpara djegies së Kuranit.

Priteshin protesta, por në vend të kësaj disa nga protestuesit pro-palestinezë shprehën pakënaqësinë me vallëzim dhe këngë. Në duar dhe në qafë mbanin flamurin palestinez.

“Palestina është në zemrën time, por Suedia është atdheu im, unë jetoj këtu, kam fëmijë. Duam argëtim në vend që të luftojmë”, ka thënë palestinezi Muhamed Alokar, i cili pa djegien e Kuranit.

Më herët gjatë ditës së sotme, Këshilli Qendror hebre dënoi djegien e Kuranit në Malmo, ceremoni që u zhvillua me leje të Policisë.

Në Suedi, Kurani u dogj edhe në vitin 2023 jashtë një xhamie në Stokholm.

VIDEO:

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Adela Liçina gruaja e parë me mbulesë në listën e VMRO-DPMNE për Këshillin e Komunës Saraj

Për herë të parë, një grua me mbulesë është pjesë e listës për këshilltarë të Komunës së Sarajit nga radhët e VMRO-DPMNE dhe Koalicionit....

Trondit Buxhovi: 600 vrasje pa autor, prandaj gjyqi në Hagë është i domosdoshëm

Historiani Jusuf Buxhovi ka deklaruar se themelimi i Dhomave të Specializuara në Hagë ishte i pashmangshëm, për shkak të mungesës së hetimeve serioze për...

Dy kandidatët shqiptarë për Strugën zbarkojnë në Zvicër: Kërkojnë mbështetjen e diasporës për zgjedhjet lokale

Gara për komunën e Strugës ka kaluar kufijtë e vendit. Dy kandidatët shqiptarë, Dr. Arsim Dalipi dhe Mendi Qyra, gjatë fundjavës kanë zhvilluar vizita...

“Historia në dorën tuaj”: mesazhi i presidentit Chirac në Rambuje

Jacques Chirac, presidenti i Francës në atë kohë dhe garant politik i procesit, në fjalimin e hapjes së Konferencës së Rambujesë e përshkroi këtë...

Reagime të ashpra nga VLEN pas kandidaturës së Levicës në Strugë: “Nuk duhej kandidat maqedonas, mbështetja duhet të shkojë për Qyrën”

Partia e majtë maqedonase Levica ka shpallur kandidatin e saj për komunën e Strugës, duke nxitur reagime të ashpra nga radhët e VLEN-it në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu