Ahmeti: Unë dhe VLEN kemi marrëveshje që nuk bëhemi pjesë e asnjë qeverie joeuropiane!

Në një deklaratë të dhënë gjatë emisionit “Debat Plus” në Klan Maqedonia, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se ka nënshkruar së bashku me Arben Taravari, Bilall Kasami, Izet Mexhiti dhe Afrim Gashi një nonpaper.

Ky dokument parashikon që partitë politike të mos formojnë koalicione me ato parti që refuzojnë ndryshimet në Kushtetutë dhe që janë kundër orientimit euroatlantik të vendit. Ahmeti ka theksuar se nënshkrimi i tij është bërë në prani të ish ministrit të Administratës Azir Aliu dhe sekretarit të përgjithshëm Faton Ahmeti, ndërsa të tjerët e kanë nënshkruar pas disa ditësh, duke konfirmuar angazhimin e tyre për të ndjekur një rrugë drejt integrimit në strukturat euroatlantike.

“Kemi nënshkruar një nonpaper unë, Arben Taravari, Bilall Kasami, Izet Mexhiti dhe zoti Afrim Gashi, që partitë politike nuk do të bëjnë koalicion me partitë politike që nuk pranojnë ndryshimin e Kushtetutës, dhe janë kundër lëvizjes sonë në rrugën euroatlantike.
Unë e kam nënshkrua në mal më ka ardhur ish minsti i administratës Azir Aliu me sekretarin e përgjithshëm Faton Ahmetin, dhe të tjerët e kanë nënshkruar disa ditë më vonë dhe kjo është e vërteta”, tha Ahmeti./tvklan.mk/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga progresi te stagnimi: Shqipëria afër hapjes së të gjithë kapitujve, Shkupi me derë të mbyllur

Shqipëria po shënon ritme të shpejta në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, duke u shndërruar në vendin më dinamik të Ballkanit Perëndimor në...

Tanket izraelite hyjnë në zonën kryesore të banimit në Gaza

Lagjja Sheikh Radwan ishte shtëpia e dhjetëra mijëra njerëzve para luftës dhe konsiderohet si një nga zonat më të dendura të populluara të qytetit Banorët...

Mbyllen zyrat paralele serbe, Kosova tregon forcën e sovranitetit

Inspektorati i Komunës së Mitrovicës ka pezulluar punën e Fondit për Sigurim Shëndetësor dhe Fondit për Sigurim Invalidor e Pensional, që funksionojnë sipas sistemit...

Adela Liçina gruaja e parë me mbulesë në listën e VMRO-DPMNE për Këshillin e Komunës Saraj

Për herë të parë, një grua me mbulesë është pjesë e listës për këshilltarë të Komunës së Sarajit nga radhët e VMRO-DPMNE dhe Koalicionit....

Trondit Buxhovi: 600 vrasje pa autor, prandaj gjyqi në Hagë është i domosdoshëm

Historiani Jusuf Buxhovi ka deklaruar se themelimi i Dhomave të Specializuara në Hagë ishte i pashmangshëm, për shkak të mungesës së hetimeve serioze për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu