Adnan Azizi: BDI kërcënon familjet që janë raste sociale

Adnan Azizi nga Lëvizja BESA ka denoncuar BDI po vazhdon shantazhin dhe trysninë ndaj qytetarëve. Ai bënë me dije se së shpejti hajnat dhe keqperdoruesit prapa grilave.

“Sapo mora informacion se persona të caktuar kanë marrë lista nga Qendra Sociale me emrat e familjeve të cilat janë të regjistruara si raste sociale dhe familjeve që marrin ndihmë për persona me përkujdesje të tretë! Këto të dhëna pastaj i shfrytëzojnë eksponentët e BDI-së për ti frikësuar dhe shantazhuar këto familje. Me këtë rast është bërë shkelje ligjore për keqpërdorimin e të dhënave personale të këtyre personave dhe këtyre familjeve.
Imagjinoni ky pushtet i BDI-së shkon deri aty sa të shantazhojë dhe të kërcënojë familjet që janë me raste sociale dhe familjet që kanë persona me përkujdesje të tretë!

Andaj i njoftoj se i di edhe emrat e personave që i kanë nxjerrë këto lista, por edhe emrat e personave që i kanë marrë ata për të vepruar në mënyrë anti ligjore tek këto famillje. Po ashtu ua bëj me dije se pas 8 majit do të mbajnë përgjegjësi ligjore për këtë veprim dhe shkelje të rëndë! Hajnat dhe keqpërdoruesit do të përfundojnë pas grilave!”, thotë Azizi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Hamëz Jashari i ri dhe nusja e tij me veshje tradicionale, sa hijeshi e bukuri!

Hamëz Jashari i ri, disa ditë më parë, kurorëzoi lidhjen e tij të dashurisë me fejesë, në një ceremoni familjare të mbushur me emocione...

Ja kush është vëllai i Selinës dhe i dashuri i Gretës

Tanimë është zbuluar sekreti që shpjegon afrimitetin e madh mes Selinës dhe Gretës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Dy vajzat nuk janë thjesht mikesha...

HARRY “REPLIKON” ME TRUMP/ Duka: Sakrificat e trupave të NATO-s në Afganistan të përmenden me respekt

Princi Harry i Britanisë së Madhe i është bashkuar zërave kritikë për deklaratën e presidentit të SHBA, se aleatët qëndruan larg frontit në Afganistan....

Kurti: Komisionerë e individë që janë përfshirë në manipulime votash nuk kanë amnisti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dënuar manipulimin e votave të kandidatëve për deputet. Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se komisionerë...

​FBI në Prishtinë, partneritet rutinë apo sinjal që rrëzon narrativat e Serbisë?

Të shpeshta janë bërë vizitat e agjentëve të Byrosë Federale Amerikane e Hetimeve, FBI në Kosovë. Takime të shumta me zyrtarë të institucioneve të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu