Arbër Ademi: Liderët e VLEN-it janë vegla të Putinit

Arbër Ademi nga Fronti Europian bëri të ditur se tubimin përmbyllës e kanë zhvendosur për një ditë më parë, pra më 5 maj dhe jo siç ishte paraparë.

Ademi tha se gjithmonë kanë bërë thirrje që të evitohen problemet mes shqiptareve dhe kjo ishte arsyeja që vendosen edhe të ndryshojnë datën e tubimit që siç tha, pavarësisht se ishin të parët që vendosën dhe kanë marrë konfirmimin edhe nga Sektori për punë të Brendshme në Tetovë.

Tutje Ademi tha se ky vendim është për mos u futur në skenarët e Rusisë dhe Putinit dhe shtoi se Billall Kasami është vegël e tyre.

“Opozita shqiptare me ngulm tenton që të krijojë tensione, kërkon që të krijojë probleme ndër shqiptarët. Ne si parti më e madhe politike në vend që kemi bërë gjithmonë thirrje për maturi e për t’i evituar të gjitha problemet e mundshme ndër shqiptarët, megjithëse me kohë, para tyre, 10 ditë para tyre kemi marrë konfirmimin dhe lejen nga organet e policisë, Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, ne kemi vendosur që tubimin përmbyllës ta zhvendosim një ditë përpara. Jo më 6 maj por më 5 maj në orën 20:00 më sheshin “Liria””, tha Ademi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Vuçiç: Bordi i Paqes po krijon përçarje brenda BE-së

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Bordi i Paqes, i iniciuar të enjten në Davos, ka thelluar ndarjet brenda Evropës dhe se...

Macja Skaj në qendër të vëmendjes: Alarm në Kisela Vodë, 3000 euro për gjetjen e macës

3000 euro SHPËRBLIM! Kërkohet Skaj – Mace femër, e humbur në Kisela Vodë, mes Çeshmës dhe shkollës “Partenija Zografski”. Dallohet sepse ka ngjyrë gri të çelët...

Zv.kryeministri shqiptar🇦🇱 dhuron shenjtoren shqiptare🇦🇱 Nënë Tereza, por vetëm në maqedonisht🇲🇰!

Pjesëmarrja e zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, në Takimin e Liderëve 2026 në Davos, të organizuar nga Abraham House, ka hapur më...

Deklarata e papritur e Trump në Bordin e Paqes: 2-3 lider në këtë grup, nuk i duroj dot!

ZVICËR- Presidenti i SHBA-së Donald Trump, u shpreh se i pëlqen të gjithë liderët që janë pjesë e këtij grupit me përjashtim 2-3 prej...

Haziri: Këpucët e Rugovës nuk i bëjnë askujt, e la trashëgimi LDK-në

Lutfi Haziri ka folur për rëndësinë e frymës Rugoviane në politikë dhe për ndikimin e saj në marrëdhëniet brenda komunitetit dhe institucioneve politike....

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu