Osmani mesazh Opozitës Shqiptare: Fushatën e nisën me “Albinizëm” e përfundojnë me “Mickoizëm”!

Fronti Europian ishte dhe mbetet opsioni më i palëkundur që skicon rrugën euroatlantike të Maqedonisë së Veriut, si e vetmja trajektore që na shpie në të ardhmen e sigurt. Derisa VMRO-DPMNE për një dekadë e bllokoi rrugën e anëtarësimit drejt NATO-s dhe BE-së, ne ishim ata që e zgjidhëm nyjën, dhe sot RMV është në NATO dhe një hap para hyrjes në BE.

Derisa VMRO-DPMNE dhe aleatët e saj çdo ditë riciklojnë teza nacionaliste, koketojnë me rryma pro-ruse, kërcënojnë hapur gjithë luftën e lavdishme të UÇK-së, shtojnë tensionet mes bashkësive etnike e fetare në vend, ne jemi Fronti që garanton stabilitet dhe bashkëjetesë, duke bërë bashkë të gjitha komunitetet.

Prandaj, votuesit e ndërgjegjshëm më nuk mund dhe nuk duhet t’u besojnë atyre që dëshirojnë të na kthejnë mbrapa në proceset që i kemi shtyrë me aq mund dhe sakrificë, në rrugën drejt paqes, NATO-s, SHBA-së dhe BE-së. Votuesit shqiptar më nuk kanë asnjë arsye t’u besojnë atyre që fushatën zgjedhore e nisën me albinizëm dhe po e mbyllin me mickoizëm.

Andaj, ju bëjmë thirrje edhe simpatizuesve të deritashëm opozitarë, që më 8 maj ta mbështesin Frontin Europian dhe ta fuqizojmë pozitën politike të shqiptarëve dhe të të gjitha komuniteteve tjera, kundër kërcënimit arrogant për majorizim që bën kori i papërgjegjshëm i VMRO-DPMNE-së.

Zgjedhjet e 24 prillit dëshmuan se Fronti Europian është fituesi dhe çelësi i të ardhmes euro-perëndimore të vendim tonë. Pa asnjë dyshim, Fronti Europian është opsioni i vetëm që do të prodhojë stabilitet qeveritar, me mbi 20 mandate deputetësh. Fronti Europian është opsioni i vetëm që do të mund të sigurojë shumicën e Badenterit, pa të cilën nuk mund të rezistojë asnjë qeverisje e ardhshme në RMV.

Fronti Europian është opsioni i vetëm që do të mund të diktojë orientimin e qartë properëndimor të vendit tonë, dhe në vitin 2030 me dy këmbë do të jemi brenda BE-së dhe në aleancë të qëndrueshme me SHBA-në. Në të vërtetë, Fronti Europian, aleatin kryesor e ka SHBA-në, me të cilën, gjatë mandatit tim si ministër i Jashtëm, kemi nisur dialogun për partneritet strategjik.

Ky partneritet shtrihet në pesë fusha kyçe, për të cilat ne kemi plane dhe aksione konkrete. Siguria e vendit, sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik e kulturor, si dhe heqja e regjimit të vizave me SHBA-në, janë pikat kryesore ku do ta fokusojmë gjithë potencialin tonë gjatë mandatit të ardhshëm. Ne deri më tani kemi dhënë prova të mëdha se çdo synim të premtuar, bashkë e kemi realizuar. Bashkërisht do t’ia dalim edhe kësaj sfide. Sa më afër BE-së dhe SHBA-së, e sa më larg Rusisë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Deklarata e papritur e Trump në Bordin e Paqes: 2-3 lider në këtë grup, nuk i duroj dot!

ZVICËR- Presidenti i SHBA-së Donald Trump, u shpreh se i pëlqen të gjithë liderët që janë pjesë e këtij grupit me përjashtim 2-3 prej...

Haziri: Këpucët e Rugovës nuk i bëjnë askujt, e la trashëgimi LDK-në

Lutfi Haziri ka folur për rëndësinë e frymës Rugoviane në politikë dhe për ndikimin e saj në marrëdhëniet brenda komunitetit dhe institucioneve politike....

Shkupjani e rrëmben të miturin dhe fut në bagazh, për shkak të goditjeve të veturës me topa bore

Dje në orën 22:00, në SPB Shkup, E.B. (36) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 12:30, në një stacion autobusi në zonën e...

Osmani publikon foto me Trumpin: Aleanca me Amerikën është rruga e vetme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar në Facebookun e saj një fotografi me presidentin amerikan, Donald Trump. Kjo fotografi është realizuar gjatë procesit të...

Trump ia shtrëngon duart Osmani pasi e nënshkruan rezolutën inauguruese të Bordit të Paqes

Presidenti amerikan, Donald Trump e nënshkroi rezolutën inauguruese që do të përcaktojë mandatin e Bordit të Paqes për Gazën. Me liderët pjesëmarrës prapa, Trump hodhi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu