Sela: Më 24 prill shqiptarët votuan për Frontin Europian sepse nuk duan parti lagjesh si VLEN-i

Lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, ka shprehur bindjen se shqiptarët dëshirojnë ndryshim dhe janë të gatshëm të luftojnë kundër lokalizmit politik. Sipas Selës, humbjet e Izet Mexhiti dhe Visar Ganiu në Çair, si dhe humbja e menaxhimit të Zhelinës nga Besa, janë shenja që shqiptarët refuzojnë partitë e bazuar në lagje dhe qytete të vogla dhe kërkojnë organizime politike që përfaqësojnë një spektër më të gjerë, nga Likova deri në Strugë.

Sela thekson se kjo është një mesazh i qartë i dërguar përmes votës, dhe parashikon se zgjedhjet e ardhshme do të sjellin një valë të re entuziazmi dhe pjesëmarrje më të lartë nga votuesit. Ai sugjeron se kjo do të çojë në fitore më të thella për Frontin Europian dhe vëren një ndryshim në sjelljen e VLEN-it, i cili ka braktisur përdorimin e figurave politike si Kurti dhe tani po përqafon Mickoskin.

“Izet Mexhiti dhe Visar Ganiu humbën në Çair, gjithashtu edhe në Zhelinë që është e menaxhuar nga Besa, humbi VLEN-i, shqiptarët me këtë dhanë një mesazh shumë të mirë, se nuk duan parti lagjesh, e mëhallash, nuk duan parti qytetesh, dua organizime politike që frymojnë nga Likova deri në Strugë. Dhe ajo që është plagë për ne pra lokalizimi janë të gatshëm ta luftojnë dhe këtë e shprehën me votë, dhe ky ishte në mesazh shumë i mirë. Unë mendoj se në këto zgjedhje do të ketë një eufori më të madhe, do të dalin më shumë votues. Me këtë nënkuptohet se Fronti Europian do ta thellojë më tepër fitoren. Këtë e tregon dhe sjellja e VLEN-it që e lanë përdorimin e Kurtit, dhe tani po përdorin Mickoskin”, tha Sela./tvklan.mk/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Futbollisti i Andorrës: Me Shqipërinë do luajmë si të ishim në finale! E kam porosi nga shokët serbë

Futbollisti i kombëtares së Andorrës, Erik Vales, ka dhënë një deklaratë ku premton se ai dhe bashkëlojtarët e tij do të japin gjithçka në...

Urrejtja e Janevskës ndaj gjuhës shqipe !!!

Telashet e Bilit nga ndërhyrjet e eprorëve të tij nuk kanë te sosur, "ku në një ngjarje për arsimin të mbajtur në Tetovë,...

Dolën për gjueti dhe nga pakujdesia vrau shokun e vet, kallëzim penal ndaj personit të dyshuar

MPB njofton se dje (10.11.2025), punonjësit e policisë nga Sektori i Punëve të Brendshme Strumicë – Njësia e Punëve të Brendshme Radovish, ndaluan M.B....

Mitrovica nën llupë për manipulim zgjedhor: VV nervoz, CETIS me “keqardhje”, PDK do rivotim

Mitrovica është vendosur nën llupë. Dyshime të rënda për cënim serioz të integritetit zgjedhor janë ngritur pas identifikimit të mbi 20 fletëvotimeve me numra të...

SHASHSHA i reagon Janevskës: Gjuha është pasuri, mosrespektimi i saj është dobësi

Shkup, 8 nëntor – Shoqata Akademike e Shqiptarëve për Shkencë dhe Art ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së ministres së Arsimit dhe Shkencës, znj....

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu