Gazetari Valon Rashiti: Pas 24-Prillit VLEN e ndërroi slloganin nga “Albin Kurti” në “Hristijan Mickoski”

Gjithë fushata e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale nga “VLEN”, kishte vetëm një slogan: “Albin Kurti”, “Albin Kurti”, nganjëherë ndërronte “Vetëvendosje”.

Por, pasi që e panë që kjo nuk iu dhezi, zgjedhjet i humbën me diferencë rreth 40 mijë vota në taborin shqiptar ndaj “Frontit Evropian”, tani për zgjedhjet parlamentare kanë ndryshuar sloganin. Në vend te Kurtit, Kasami, Mexhiti, Gashi e Qoku kanë gjetur strehim te lideri nacionalist maqedonas, Hristjan Mickoski. Po i luten atij që t’i merr në qeveri, pa kushte pa asgjë, veç të rahatohen në ndonjë pozitë ministrore.

Përderisa këta të “VLEN”-it po i vardisen VMRO-DPMNE-së dhe Mickoski-t, ky i fundit, së bashku me kandidaten për presidente, po i quajnë “kriminelë” e “banditë” ish-ushtarët e UÇK-së, madje po kërkojnë Tribunal Ndërkombëtar për këta çlirimtarë, e posaçërisht për ish-kryekomandantin e UÇK-së, Ali Ahmeti.

Po ajo çka kam mundur ta vërej gjatë qëndrimit tim në Tetovë këto ditë duke përcjellur fushatën zgjedhore është se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk e durojnë këtë diskurs të neveritshëm, janë të gatshëm t’i kundërpërgjigjen në cfarëdo forme.

Në të njëjtën kohë shqiptarët këtu nuk po i durojshin as ato parti shqiptare (VLEN) që i vardisen VMRO-së anti-shqiptare. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut folën më 24 prill, por si duket disa se kanë kuptuar mirë vullnetin e tyre, por s’kam asnjë dyshim që do ta marrin përgjigjen më 8 maj.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut refuzojnë të mbështesin rezolutën për Palestinën

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ishin mes 12 vendeve që abstenuan në votimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila miratoi...

Skandal politik në Tetovë: Adnan Azizi i kërkon falje Mickoskit – “Nuk e përsëris më”!

TetovaSot sipas burimeve të saja zbulon se deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, është detyruar t’i kërkojë falje kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski,...

LAJMI I FUNDIT: Deklaratë e sapolëshuar nga Ambasada Amerikane: Amerika e prishë alancën me Kosovën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të pezullojnë përkohësisht Dialogun Strategjik të planifikuar me Kosovën, për shkak të shqetësimeve mbi veprimet e qeverisë...

“Serbia më afër familjeve shqiptare me aminin e Bujare Abazit”

Komisioni i letrave me vlerë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e 65-të të kryesuar nga kryetarja e KKV-së, znj. Bujare Abazi,...

Netanyahu konfirmon se “nuk do të ketë” shtet palestinez

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të enjten se nuk do të ketë shtet palestinez, gjatë një ceremonie të rëndësishme nënshkrimi për projektin e kolonizimit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu