Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, në një postim në profilin e tijë ka ururar Ditën Ndërkombëtare të Punës, 1 Maj.
Postimi plotë:
Le të gëzojmë Ditën Ndërkombëtare të Punës, 1 Maj.
Lufta për të drejta më të mëdha të punës është përkushtimi ynë i përbashkët. Me forca të bashkuara le të vazhdojmë të ndërtojmë shtet social, dhe zëri i punëtorit duhet respektuar dhe vlerësuar gjithmonë.
Detyra jonë është të sigurojmë që punëtorët të kenë edukimin dhe trajnimin e nevojshëm, që të ketë trajtim të drejtë nga punëdhënësit, ti heqim barrierat për pjesëmarrje të plotë në vendin e punës për qytetarët me aftësi të kufizuara.