Maqedonia e Veriut vendi i vetëm në Evropë me kosto më të ulët të jetesës

Republika e Maqedonisë së Veriut qëndron në listën e vendeve me kosto më të ulët të jetesës në nivel europian, në kategorinë e vendeve me shpenzime më të ulëta të jetesës, tregojnë të dhënat e organizatës amerikane “World Population Review”. Kjo organizatë ka publikuar një listë të vendeve evropiane sipas kostos së jetesës, të renditur nga më të shtrenjtat tek më të lirat. Lista për mbledhjen e të dhënave për popullsinë dhe demografinë globale përfshin 41 vende evropiane.

Llogaritja është bërë duke krahasuar çmimet e mallrave dhe shërbimeve në Nju Jork, duke marrë parasysh pesë kritere – koston e jetesës në përgjithësi, çmimet e qirasë, çmimet e ushqimeve, çmimet e restoranteve dhe indeksin e çmimeve të prodhimit.

Sipas kësaj përllogaritjeje, vendet më të shtrenjta për të jetuar janë Zvicra dhe Islanda. Ata ndiqen nga ishujt Jersey dhe Guernsey ndërsa në vendin e pestë qëndron Irlanda. Ndër dhjetë vendet më të shtrenjtat janë Norvegjia, Luksemburgu, Danimarka, Holanda dhe Britania e Madhe. Austria është në vendin e 11-të dhe Gjermania në vendin e 12-të.

Vendi me koston më të ulët të jetesës është Bjellorusia. Pak më lart janë dy vende ndërluftuese – Ukraina dhe Rusia, të ndjekura nga Maqedonia dhe Moldavia. Bullgaria rënditet e 36-ta, duke e bërë atë anëtarin më të lirë dhe më të varfër të Bashkimit Europian. Pak sipër saj në vendin e 35-të është Rumania, ndërsa Serbia në vendin e 34-të.

Nga vendet e rajonit, Sllovenia është më e shtrenjta për të jetuar dhe është në vendin e 25-të. Së bashku me Slloveninë, jetën më të shtrenjtë në vendet e rajonit e ka Kroacia, e cila është në vendin e 29-të. Ata pasohen nga Mali i Zi në vendin e 31 dhe Hungaria 32.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Takim i nivelit të lartë, Perëndimi koordinon armatimin e Ukrainës

Anëtarët e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës (UDCG), të kryesuar nga Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania, do të takohen për të diskutuar...

Anulohet paraburgimi për 5 policët, Recaj: Gjykata veproi në kundërshtim me ligjin

Masa e paraburgimit për pesë policët e dyshuar për vrasjen nga pakujdesia të një 27-vjeçari në Lipjan është anuluar, duke rikthyer çështjen për rivlerësim...

Ekskluzive: Osmani do të jetë kandidat i BDI-së për Çairin, Rexhepi për Tetovën, ndërsa Sulejmani për Zhelinën.

Arbër Ademi përmes një deklarate për media ka njoftuar se Bujar Osmani do të jetë kandidat i BDI-së për kryetar në Komunën e Çairit,...

“Shembull i solidaritetit”, Osmani falënderon Katarin për ndihmën ndaj invalidëve të luftës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim ambasadorin e Shtetit të Katarit për Kosovën, Jabor Ali Hussein Al Haëashela Al Dosari,...

Në Shkup dhe disa qytete tjera temperatura deri 41 gradë, nesër deri 42 gradë

Temperatura më e lartë prej 41 gradëve është matur sot në Shkup-Petrovec, Veles, Kavadar dhe Dmeir Kapi, përderisa 40 gradë janë matur në Zajçev...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu