Fronti Europian: VLEN po kërkon bekimin e Mickoskit për të qenë pjesë e qeverisë

Rina Ajdari nga Fronti Europian në konferencën e sotme për shtyp tha se koalicioni “VLEN” po kërkon bekimin e Mickoskit për të qenë pjesë e qeverisë. Ajdari tha se opozita shqiptare ka harruar se nga kush i ka marrë votat me 24 prill.

“Çdo parti apo koalicion ka për qëllim të merr bekimin e votuesit të vet dhe pastaj të flet në emër të atyre votave. Por, çfarë po shohim? Koalicioni “VLEN” po kërkon bekimin e Mickoskit për të qenë pjesë e Qeverisë. Kanë harruar nga kush i kanë marrë votat më 24 prill dhe nga kush presin t’i marrin më 8 maj! Siç duket kjo nuk është aspak e rëndësishme, ata garën e kanë se cili prej liderëve të atij koalicioni është më i pëlqyer i Mickoskit. E ky i fundit nuk ka tubim e paraqitje publike që nuk ju thurr vargje lavdie liderëve të “VLEN”-it. Nga buron gjithë kjo dashuri, pse i pëlqen aq shumë, çfarë premtimi i kanë dhënë? Ku ka situatë më të tmerrshme që një lider maqedonas të caktojë se kush i përfaqëson shqiptarët? A po kthehemi në kohërat e errëta kur shqiptarët kanë qenë të përjashtuar nga sistemi, dhe gjithçka për ta është vendosur në komitetin e partisë në Beograd dhe në qendrat tjera që për qëllim kanë pasur nënshtrimin dhe përbuzjen e shqiptarëve. Kur e përmendim Beogradin, na kujtohet që Mickoski është ndër liderët e vetëm në rajon që feston fitoren e Vuçiqit në selinë e tij në Beograd. Gjithashtu, është ndër liderët e vetëm që ka ngrit dolli dhe ka festuar fitoren e Orbanit në Hungari, kur e gjithë Europa e ka anashkaluar atë lider shkaku i lidhjeve të tij me Rusinë”, tha Rina Ajdari nga Fronti Europian.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

OBSH-ja dënoi sulmet izraelite në objektet e saj në Gazë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se ofensiva tokësore e Izraelit në qendër të Gazës, i ka penguar përpjekjet e saj për të...

Pas Coca-Colës, edhe Pelisterka heq gjuhën shqipe – pse po ndodh ky trend shqetësues pikërisht gjatë kësaj qeverisjeje?

Kompania e njohur Pelisterka ka hequr gjuhën shqipe nga ambalazhet e produkteve të saj, duke ngritur shqetësime për një trend të vazhdueshëm të përjashtimit...

Donacion nga Serbia/ Besa Kadriu: Jo DONACION nga armiku i shqiptarëve

Ish nënkryetarja e Lëvizjes Besa, profesoresha Besa Kadriu përmes një postimi ka reaguar ndaj poshtrimit që kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickovski i...

Bujar Osmani kandidon për kryetar të Çairit: Koha për ndryshim të vërtetë

Shkup, 22 Korrik 2025 – Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka zyrtarizuar sot kandidaturën e tij për kryetar të Komunës së Çairit....

BDI: Qeveria e botës serbe sulmon diplomacinë më të suksesshme që ka pasur vendi

REAGIM QEVERIA E BOTËS SERBE SULMON DIPLOMACINË MË TË SUKSESSHME QË KA PASUR VENDI Qeveria që u shpall nga 461 eurodeputetë si një instrument i botës...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu