Ushqime, kafe, çaj e muzikë – Si e festuan qytetarët sot 1 Majin

Qindra njerëz vërshuan parqet e vendit për të kaluar festën e 1 majit. Në Parkun e Sarajit, disa përgatisnin ushqimet në skarë, disa kafe ose çaj ndërsa shumë të tjerë nën tingujt e daulles edhe kërcenin. Qytetarët thanë se atmosfera ishte festive pavarësisht problemeve të shumta që hasën me parkimin e veturave.

“Ka shumë njerëz. Ka pas problem me parkingun”, tha një qytetar.

“Atmosferë, për ju ndoshta mirë është po për ne të moshuarit jo. Keni dal me shëtit nipin? Po, për nipin se kurrë nuk kisha dal. Dikur ishte ndryshe, natyra tjetër, populli tjetër, tash ka ndryshuar gjithçka”, u shpreh një qytetar tjetër. Qytetarët kërkojnë që po parkingut, të zgjidhet edhe problemi me pastërtinë në park dhe më shumë lodra për fëmijë.

“Ne, në Saraj në rrugën kryesore e kemi lënë veturën. Me parkingun është shumë problem tash, shpresojmë që edhe ajo të përfundoj”, theksoi një qytetar.

“Duhet të ketë më shumë lodra për fëmijë edhe pastërti të ketë më shumë. Me parkingun shumë kemi pas problem. Veturën ku e lash tash, me nji parking, erdhi dhe më kërkoi para për parking”, tha një qytetar. Më të lumtur ishin fëmijët të cilët të organizuar në grupe kalonin momentet të paharruara.

“Kemi ardhur me shokët, me kaluar mirë. Sa shoke jeni bë bashkë? Pesë gjashtë shokë. Çka keni marr me vete? E kemi marr topin të luajmë futboll”, tha një fëmijë.

“Atmosfera është shumë e mirë, ka shumë njerëz. Çka keni planifiku, si do ta kaloni ditën? Me kalu mirë, si gjithë njerëzit. Do të luajmë me shokët futboll”, u shpreh një fëmijë./ Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Deputeti Qoku manipulon publikun – Selimi e zhvesh me fakte: Vetë votuat qeverinë e ‘Botës Serbe’”

Shkup, 22 korrik 2025 – Përpjekja e deputetit të VLEN-it, Bekim Qoku, për të relativizuar përmbajtjen e raportit të Parlamentit Evropian mbi Maqedoninë e...

Deputeti i Mickoskit – i vetmi maqedonas në një familje të tërë bullgare

Ohër, 22 korrik 2025 – Mile Lefkov, deputet dhe anëtar i kryesisë ekzekutive të partisë VMRO-DPMNE në Shkup, që së fundmi deklaroi se shërbimet...

Oficerët e policisë serbe në Ohër – një fazë e re e “botës serbe” në veprim?

Fillimi i patrullave të përbashkëta policore midis policisë maqedonase dhe asaj serbe në Ohër nuk duhet parë vetëm si një risi turistike ose bashkëpunim...

Ndërron jetë një shtetas i Maqedonisë në Shqipëri

Një shtetas i Maqedonisë 66-vjeçar humbi jetën dje pasdite në një plazh pranë Kavajës, jo shumë larg qytetit të Durrësit në Shqipëri, pasi pësoi...

Roja thotë se një pjesë e grupit “Banjska” me një të plagosur kanë qëndruar në hotel

Rade Nedelkoviq, roje në hotelin Rasjka Banja ka dëshmuar për grupin terrorist në rastin “Banjska”. Ai ka thënë se disa prej anëtarëve të grupit janë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu