Pendarovski: Resursi njerëzor është më i vlefshmi për çdo shtet

“Njeriu është resursi më i vlefshëm për çdo shtet. Fakti se një pjesë e madhe e demokracive të zhvilluara sot përballen me mungesë të fuqisë punëtore, është alarm për të gjithë ne se duhet seriozisht t’i përkushtohemi ruajtjes dhe avancimit të të drejtave të punëtorëve”, shkroi presidenti Stevo Pendarovski në porosinë me rastin e 1 Majit, Ditës së punës.

Sipas tij, vetëm punëtorët e kënaqur janë punëtorë të suksesshëm dhe të motivuar të cilët mund të kontribuojnë për përparim dhe prosperitet të shtetit. Për atë qëllim, siç potencoi Pendarovski, çdo punëtor duhet të ketë trajtim të drejtë nga ana e punëdhënësit, të ndjehet i sigurt dhe i mbrojtur në vendin e punës, të ketë kushte dinjitoze për punë, ndërsa puna e tij të jetë e vlerësuar në mënyrë adekuate.

“Detyrë e jona është t’i mbështesim angazhimet e organizatave sindikaliste, të ndihmojmë në avancimin e standardeve dhe kushteve për punë, me qëllim që të gjithë punëtorët të kenë mundësi të barabarta për realizim dhe zhvillim në planin profesional”, theksoi shefi i shtetit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Komisioni i Venedikut bie dakord me ligjin e qeverisë!

(Nga: Medai Shaholli) Ligji për përfaqësim të drejt dhe adekuat javën e kaluar mori opinion pozitiv nga Komisioni i Venedikut, i cili u prezantua nga...

BDI përballë provës historike: 7 emrat e parë të kryesisë që Ali Ahmeti do t’i largojë më 20 dhjetor?

20 dhjetori pritet të jetë një datë vendimtare për BDI-në. Ose drita jeshile për ringritje dhe reformim të thellë, ose drita e kuqe që...

“Çmimi i vezëve u rrit për shkak të shtrenjtimit të misrit dhe sojës”, Durmishi: Është perceptim se çmimet janë shtrenjtuar

Nuk pritet të ketë rritje drastike të ­çmimeve të produkteve ushqimore për festat e fundvitit. Kështu u shpreh Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi, në...

Çmimet e ushqimeve në Europë, cilat vende janë më të shtrenjtat?

Ndërsa çmimet e ushqimeve janë më të ulëta në disa vende sesa në BE në përgjithësi, familjet në ato vende shpesh shpenzojnë një pjesë...

Bojkot paralajmërues në Librat Amë në Tetovë! Qytetarët mbeten pa shërbime, por i mirëkuptojnë

Këta qytetarët të Tetovës erdhën sot në Drejtorinë e Librave Amë, por u kthyen pa kryer punë! Të punësuarit në këtë institucion sot nisën bojkotin,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu