Ismaili: Qasja që ka VLEN-i ndaj VMRO-së i dëshpëron votuesit opozitarë! Do t’i kushtoi në zgjedhjet parlamentare…

Gazetari Abedin Ismaili tha se qasja qe ka VLEN-i për bashkëqeverisje me VMRO-në pa kushte do t’i kushtoi me votë opozitës shqiptare, sepse mund të ndikoi që ata të dëshpërohen. Ai tha se kolicioni VLEN është bashkim artificial opozitar, sepse që të gjithë dikur ishin në pushtet.

“Qasja qe e ka VLEN-i për bashkëqeverisje me VMRO-DPMNE-ne është dëshpëruese për votuesit e opozitës shqiptare, sepse po përmendim që pranojnë bashkëpunim, mirëpo nuk bëhet publike se për çka janë marrë vesh VLEN dhe VMRO-DPMNE. Opozita shqiptare e ka zyren e kryeministrit Kurti në Kosovë si një lavatriçe opozitarizmi, mirëpo me dal prej asaj zyrë e me u thirr në opozitarizëm nuk ka kuptim. VLEN-it ky entuziazëm për tu bërë pjesë e qeverisë do t’i kushtoi dhe në zgjedhjet parlamentare. Ky koalicion opozitar është më shumë artificial se sa natyral sepse të gjithë opozitarët janë të dalur nga pushteti”, tha Ismaili. /TvKlan.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Komisioni i Venedikut bie dakord me ligjin e qeverisë!

(Nga: Medai Shaholli) Ligji për përfaqësim të drejt dhe adekuat javën e kaluar mori opinion pozitiv nga Komisioni i Venedikut, i cili u prezantua nga...

BDI përballë provës historike: 7 emrat e parë të kryesisë që Ali Ahmeti do t’i largojë më 20 dhjetor?

20 dhjetori pritet të jetë një datë vendimtare për BDI-në. Ose drita jeshile për ringritje dhe reformim të thellë, ose drita e kuqe që...

“Çmimi i vezëve u rrit për shkak të shtrenjtimit të misrit dhe sojës”, Durmishi: Është perceptim se çmimet janë shtrenjtuar

Nuk pritet të ketë rritje drastike të ­çmimeve të produkteve ushqimore për festat e fundvitit. Kështu u shpreh Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi, në...

Çmimet e ushqimeve në Europë, cilat vende janë më të shtrenjtat?

Ndërsa çmimet e ushqimeve janë më të ulëta në disa vende sesa në BE në përgjithësi, familjet në ato vende shpesh shpenzojnë një pjesë...

Bojkot paralajmërues në Librat Amë në Tetovë! Qytetarët mbeten pa shërbime, por i mirëkuptojnë

Këta qytetarët të Tetovës erdhën sot në Drejtorinë e Librave Amë, por u kthyen pa kryer punë! Të punësuarit në këtë institucion sot nisën bojkotin,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu