Hoxha: VMRO me fjalor nacionalist duke sulmuar BDI-në po tenton të tërheq votat drejt VLEN-it

Analisti politik Dibran Hoxha, i ftuar në emisionin Debat Plus, ka shprehur kritika ndaj koalicionit VLEN, duke theksuar nevojën për një platformë të brendshme dhe përparimtare në vend të huazimit të figurave politike nga jashtë siç është rasti i Albin Kurtit. Hoxha ka vënë në dukje se qasja e VLEN-it në fushatën në Maqedoni është e dëshpërueshme për shkak të përpjekjeve për maksimizimin e votave dhe përfitimeve të përkohshme nga pushteti.

Sipas Hoxhës, VMRO po ndez zjarret e nacionalizmit dhe po përdor një retorikë anti-BDI për të tërhequr votat drejt VLEN-it, duke krijuar një situatë ku qytetarët nuk besojnë në ofertën politike të koalicionit. Ai ka shtuar se VLEN-i duhet të fokusohet në zhvillimin e një platforme që promovon përparimin dhe progresin, në vend që të mbështetet në votat klienteliste.

Hoxha ka paralajmëruar se kjo qasje mund të shkaktojë kriza shoqërore dhe ka bërë thirrje për një ndryshim në mënyrën se si VLEN-i po përpiqet të fitojë mbështetje.

“Ne kemi pasur shumë kritika për VLEN-in, unë e kam përmendur që e mbështes nga ana e një fryme të re që mund të sillnin, edhe pse figurat ishin të vjetëruara por mund të bashkohen për qëllime përparimtare ta themi. Por më doli e kundërta sepse fryma duhet të kërkohet nga brenda dhe jo të huazohen figurat nga jashtë si ajo e Albin Kurtit.
Për atë që po ndodh në diskursin e fushatës në Maqedoni më pengon fakti i maksimizimit të votave të tyre. Kjo qasje mundet të jetë për palët si një lloj përfitimi, kur ngushëllohen me karrocën e pushtetit. Rasti konkret mund të jetë se mund të shkaktojë kriza shoqërore për faktin që VMRO po i fryen zjarrit nacionalist duke iu kundërvënë BDI-së. Pra po përdor një retorikë anti BDI dhe pro VLEN-it, sepse nëse ti nuk ofron platformë dhe qytetarët nuk të besojnë. Nuk mundesh të keshë platëformë me vendosjen tënde nëpër pozicione të ndryshme të pushtetit, ata duhet të kenë platëformë përparimtare dhe progresite dhe jo ta aktraktojnë votën klienteliste. Diskursi i VMRO-së është që votat e BDI-së të shkojnë për VLEN-in e ata t’i marrin në qeveri”, tha Hoxha./tvklan.mk/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Komisioni i Venedikut bie dakord me ligjin e qeverisë!

(Nga: Medai Shaholli) Ligji për përfaqësim të drejt dhe adekuat javën e kaluar mori opinion pozitiv nga Komisioni i Venedikut, i cili u prezantua nga...

BDI përballë provës historike: 7 emrat e parë të kryesisë që Ali Ahmeti do t’i largojë më 20 dhjetor?

20 dhjetori pritet të jetë një datë vendimtare për BDI-në. Ose drita jeshile për ringritje dhe reformim të thellë, ose drita e kuqe që...

“Çmimi i vezëve u rrit për shkak të shtrenjtimit të misrit dhe sojës”, Durmishi: Është perceptim se çmimet janë shtrenjtuar

Nuk pritet të ketë rritje drastike të ­çmimeve të produkteve ushqimore për festat e fundvitit. Kështu u shpreh Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi, në...

Çmimet e ushqimeve në Europë, cilat vende janë më të shtrenjtat?

Ndërsa çmimet e ushqimeve janë më të ulëta në disa vende sesa në BE në përgjithësi, familjet në ato vende shpesh shpenzojnë një pjesë...

Bojkot paralajmërues në Librat Amë në Tetovë! Qytetarët mbeten pa shërbime, por i mirëkuptojnë

Këta qytetarët të Tetovës erdhën sot në Drejtorinë e Librave Amë, por u kthyen pa kryer punë! Të punësuarit në këtë institucion sot nisën bojkotin,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu