Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Faton Fetahu, përfaqësuesi ligjor i ish-Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, në emër të këtij të fundit e ka paditur deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica për shpifje. Fetahu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Korencia “në muajin mars të këtij viti, konsumoi një shpifje të pashembullt ndaj z. Veseli, në përpjekjen e tij të dëshpëruar për të vlerësuar rrethanat e dështimit të një projekti në kuadër të Administratës Tatimore të Kosovës”.

“Deputeti Korenica këtë deklaratë e kishte dhënë për portalin ‘Indeksonline’ dhe artikulli ishte publikuar me titull: ‘ATK-ja ‘akshom Pazar’ me pozita, avancohen punëtorët që dëmtuan buxhetin’”. Ai tha se “pas deklaratës publike me përmbajte shpifëse ndaj z. Veseli, sipas ligjit në fuqi, deputetit i kërkuam përmirësimin e shprehjes shpifëse, përkatësisht tërheqjen nga deklarata. Kaluan gjashtë javë dhe deputeti e injoroi kërkesën duke e zgjedhur heshtjen”.

“Pra, ai e artikuloi këtë shpifje, u sigurua ta publikonte dhe ta shpërndante në medie një deklaratë të tillë të pavërtetë, por nuk e provoi asnjëherë me asnjë fakt të vetëm. Në këto rrethana, rruga gjyqësore mbeti e paalternativë”, ka shkruar Fetahu.

Më tej ai thotë se “si rezultat, në cilësi të avokatit të z. Kadri Veseli, kam depozituar padinë për shpifje kundër këtij deputeti, i cili në cilësinë e të paditurit do të ketë barrën e provave për të dëshmuar vërtetësinë e deklaratës së tij”.

“Uroj dhe shpresoj që gjykata do ta trajtojë me efektivitet këtë rast gjyqësor duke e konstatuar shpifjen e z. Korenica dhe të njëjtin do ta mbajë përgjegjës për dëmet e shkaktuara, dhe në asnjë mënyrë të parashkruhet lënda, si në të kaluarën në një rast kërcënimi me jetë ndaj zotit Veseli”, ka shkruar ai.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Elvis Hoxha reagon ashpër ndaj bllokadës në Kuvend: “Tabori civilo-politik po vepron natën për ta shembur Republikën”

Elvis Hoxha ka reaguar fuqishëm ndaj situatës politike në Kosovë, duke akuzuar një tabor të përbashkët politiko-civil për sabotim të vetë konstituimit të Kuvendit....

Kryediplomati turk i mbledh në Stamboll ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor; flasin për paqe dhe projekte- Gërvalla mungon

Kryediplomati turk i mledh në Stamboll ministrat e Jashtëm të vendeve të BP, flasin për paqe e projekte – Gërvalla mungon Ministri i Punëve të...

DW: Kosova hyn në paqartësi juridike për institucionet

DW: Kosova hyn në paqartësi juridike për institucionet Pas përfundimit të afatit që Gjykata Kushtetuese u kishte dhënë deputetëve që të konstituonin Kuvendin e Kosovës,...

Selimi: Mickoski, një kopje e keqe e Vuçiqit – Serbia e rikthen ndikimin përmes Kishës dhe investimeve

Në një intervistë për Euronews Albania, analisti politik Sefer Selimi ngriti shqetësime serioze mbi mënyrën se si Serbia, përmes formave të ndryshme të ndikimit...

BDI: Kalaja e Shkupit nuk është lodër për projekte me sfond etnik dhe politik

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin lidhur me projektin e paralajmëruar për ndërtimin e objekteve të reja në hapësirën e Kalasë së Shkupit, të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu