Mexhiti: Opozita shqiptare ka shumë të drejtë për rebelim dhe revoltë

Izet Mexhiti nga koalicioni opozitar shqiptar VLEN, gjatë presskonferencës së sotme, bëri të ditur se ata po vazhdojnë fushatën e tyre në terren, me kontaktet e drejtëpërdrejta dhe me qytetarët. Ai theksoi se ata po elaborojnë platformën e tyre dhe se bashkëbisedojnë për problemet e qytetarëve dhe zgjidhjen e tyre.

Mexhiti theksoi që ata si opozitë kanë shumë të drejtë për rebelim dhe revoltë. Ai deklaroi se i kanë evidentuar keqprdorimet e pushtetarëve dhe se do të procesohen në gjyq.

Izet Mexhiti, VLEN
“Ne e dimë që ata janë nervoz janë në panikë provokojnë dhe vetëm incidentet apo provokimet janë ato të cilat duan ta defokusojnë apo t’i ikin humbjes. Me raste konkrete kur të dielën erdhën për të provokuar para shtabit, VLEN-it tek sheshi Skënderbe. Ne si opozitë i ikëm incidentit, e anuluam, shkuam në Gostivar që e caktuam të nesërmen. Erdhën provokuan para komunës së Çairit me video postime kërcënuese me nënçmime, mirëpo për ne shumë me rëndësi është që procesi zgjedhor të jetë i qetë që qytetarët të jenë të motivuar të dalin dhe të votojnë dhe mesiguri ta dënojnë këtë qeverisje të keqe”.

Mexhiti thekson se ata kërkojnë votën e qytetarit për t’ua bë më mirë qytetarëve dhe jo për të krijuar incidente dhe vështirësi. Qëndrimi i tyre është se do të jenë pjesë e qeverisë, ku sipas Mexhitit, një qeveri e cila do të jetë e orientuar drejt integrimeve europiane, thekson se do të jenë faktorë që do të kontribojnë në këtë drejtim, por se për momentin janë të fokusuar që të jenë në kontakt me votuesin dhe se këto do të jenë tema të cilat do të bëhen kur të ulen të bisedojnë programin e qeverisë. /SHENJA/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Komisioni i Venedikut bie dakord me ligjin e qeverisë!

(Nga: Medai Shaholli) Ligji për përfaqësim të drejt dhe adekuat javën e kaluar mori opinion pozitiv nga Komisioni i Venedikut, i cili u prezantua nga...

BDI përballë provës historike: 7 emrat e parë të kryesisë që Ali Ahmeti do t’i largojë më 20 dhjetor?

20 dhjetori pritet të jetë një datë vendimtare për BDI-në. Ose drita jeshile për ringritje dhe reformim të thellë, ose drita e kuqe që...

“Çmimi i vezëve u rrit për shkak të shtrenjtimit të misrit dhe sojës”, Durmishi: Është perceptim se çmimet janë shtrenjtuar

Nuk pritet të ketë rritje drastike të ­çmimeve të produkteve ushqimore për festat e fundvitit. Kështu u shpreh Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi, në...

Çmimet e ushqimeve në Europë, cilat vende janë më të shtrenjtat?

Ndërsa çmimet e ushqimeve janë më të ulëta në disa vende sesa në BE në përgjithësi, familjet në ato vende shpesh shpenzojnë një pjesë...

Bojkot paralajmërues në Librat Amë në Tetovë! Qytetarët mbeten pa shërbime, por i mirëkuptojnë

Këta qytetarët të Tetovës erdhën sot në Drejtorinë e Librave Amë, por u kthyen pa kryer punë! Të punësuarit në këtë institucion sot nisën bojkotin,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu