Tubimi në të njëjtën kohë me Frontin Europian, VLEN: Tetovën nuk e kanë pronë të babës

Paralajmërimi për tubimin përmbyllës për një ditë në Tetovë, ka shkaktuar përplasje në mes Frontit Europian dhe VLEN-it. Këta të fundit sot në një kumtesë për media thonë se “Artan Grubi po shpërndan informacione të rrejshme me qëllim për të mashtruar opinion dhe për të hedhur pluhur syve ndaj qytetarëve shqiptarë”.

Nga VLEN thonë se ata do ta mbajnë tubimin qendror më 6 maj në sheshin “Iliria” në Tetovë.

“Siç po duket BDI nuk mund të pajtohet me realitetin se vendi nuk mund të funksionojë sipas dëshirave personale të Artan Grubit dhe si ja do qejfi Ali Ahmetit, por se shteti funksionon sipas ligjit. Andaj ju njoftojmë se Koalicioni VLEN do të mbajë tubimin e tij qëndror më 6 maj në Sheshin Iliria në Tetovë. Kjo është caktuar në formë ligjore duke bërë fillimisht kërkesë deri tek Komuna e Tetovës, e cila më datë 18 prill ka dhënë pëlqimin e saj që VLEN të mbajë tubimin e saj në sheshin e Tetovës. Këtë e dëshmojmë me dokumentin e pëlqimit të dhënë nga ana e Komunës së Tetovës. Po ashtu, sipas të gjitha normave juridike, në kohë është informuar edhe Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë. Fronti i BDI-së duhet ta dijë se institucionet shtetërore nuk janë pronë private e Artan Grubit e Ali Ahmetit që ata të shfrytëzohen sipas dëshirës së tyre e për interesat e tyre personale. Por ka rregulla dhe ligje se si mund të veprohet në të. E as Tetovën nuk e kanë pronë të Babës, por Tetova është pronë e qytetarëve dhe funksionon sipas ligjeve”.

Nga VLEN thonë se tubimi në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin vend me Fronitn Europian, mund të shkaktojë incidente.

“Andaj bëjmë me dije se njoftimet të cilat “Fronti Europian” i shpërndan nëpër rrjete sociale dhe nëpër pres konferenca janë veprim i drejtpërdrejtë i Artan Grubi në koordinim me Ali Ahmetin. Për çka dyshojmë se këto veprime të partisë së Ahmetit mund të kenë edhe për qëllim nxitjen dhe shkaktimin e incidenteve fizike mes qytetarëve shqiptarë. Këtë nuk do ta lejojmë dhe kërkojmë nga qytetarët që të mos bien prehë e këtyre mashtrimeve dhe provokimeve, ndërsa nga institucionet kompetente kërkojmë që të merren masa në kohë për të parandaluar çdo skenar fatkeq të planifikuar nga Artan Grubi!”, thonë nga VLEN.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Krejt Serbia iu ka tutë familjes Jashari”, Ludo Lee flet me admirim për heroin e Kosovës

Ludo Lee ka folur me admirim për figurën e Adem Jasharit. Në një diskutim me Edin, ai tha se “krejt Serbia iu ka tutë familjes...

“Duhet të ndalojmë…”- Skena intime në BBVK, Edi ngre Bia Khalifan dhe vendos kokën tek…!

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e urës së dytë mbi Ibër, e cila është e destinuar vetëm për këmbësorë. Ai...

“Njerëz pa aktakuza”, premtimi i dikurshëm që Kurti tash nuk ‘guxon’ ta premtojë

Nuk do të kemi në qeveri ministra me aktakuza”, është një nga frazat e përdorura në të kaluarën nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin...

SPAK nuk e lejon Erion Veliajn të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Tiranës

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka refuzuar kërkesën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, që kryetari Erion Veliaj të marrë pjesë fizikisht në...

Putin i quan liderët evropianë “derra të vegjël”! Thotë se qoftë me luftë apo diplomaci, Rusia do t’i arrijë qëllimet territoriale në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin sulmoi ashpër të mërkurën udhëheqësit evropianë, duke i përqeshur ata si “derra të vegjël”, dhe tha se Rusia do t’i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu