I ftuar në ClickPlus në TV21, Kreshnik Bekteshi nga Bashkimi Demokratik për Integrim tha se BDI nuk negocion për çështje minore të cilat nuk janë të rëndësishme as për qytetarët dhe shtoi se mandatin tjetër do ta ketë kryeministrin.
“Nëse dikush negocion për sektorë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, BDI sot e ka kryeministrin, nesër do ta ketë kryeministrin gjatë gjithë mandatit. Nuk negocion për sektorë dhe çështje minore të cilat as nuk janë të rëndësishme për qytetarët por për platforma dhe programe”, tha Bekteshi./TV21