Gashi zbulon se zhvillohen bisedime me VMRO – Mexhiti: Vetëm Levica është parti anti-europiane

Kreu i Alternativës, pjesë e koalicionit VLEN, Afrim Gashi ka zbuluar sot kanë rënë dakord për resorë të rëndësishëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Qeverinë e ardhshme.

“Si të vetmit konkurrentë në kampusin politik shqiptar dhe natyrisht fitues të këtij blloku, jemi edhe përfaqësuesit e vetëm dhe legjitim të shqiptarëve në këto zgjedhje. Rrjedhimisht, kjo na detyron të përfaqësojmë shqiptarët edhe në qeverinë e ardhshme, ku ndër të tjera do të menaxhojmë institucione të rëndësishme nga sektori i punëve të brendshme, të cilat janë përgjegjëse për sanksionimin e krimit dhe korrupsionit, të luftojmë fuqishëm dhe drejtpërdrejt kundër krimit dhe korrupsionit të shumanshëm dhe të kahershëm”, tha Gashi.

Sa i përket VLEN-it dhe hyrjes në qeverinë e ardhshme, Mexhiti, tha se një prej pikave është orientimi evropian i qeverisë.

“Ne nuk duam me çdo kusht të jemi pjesë e çfarëdolloj qeverie që nuk e ka orientimin të qartë drejt integrimeve evropiane”, ka deklaruar Izet Mexhiti.

Mexhiti tha se ata vlerësojnë se vetëm Levica është parti e tillë, e cila nuk ka orientim proevropian.
Mexhiti tha se ata janë të bindur se do të kenë më tepër deputetët shqiptarë dhe do të jenë fitues të legjitimitetit të shqiptarëve.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

PR-i i VLEN-it, me metodat e Grubit, monton edhe “deklaratat” e kundërshtarëve politikë!

Koalicioni qeveritar VLEN, që pretendon të sjellë "ndryshim" dhe "vlera të reja", po tregohet çdo ditë e më shumë si një kopje e përkeqësuar...

Në mengenen e pushtetit!

Ky është Arben trimi që erdhi nga Belgjika për t'i "shitur mend" komitëve të Mickos në qeverinë e koalicionit, me përvojën belge të funksionimit...

Rikthehet projekti për falsifikimin e historisë në Kalanë e Shkupit, VLEN miraton në heshtje

Rikthehet projekti për falsifikimin e historisë në Kalanë e Shkupit, VLEN miraton në heshtje Për një vit VMRO-DPMNE po rikthen të gjitha projektet nacionaliste dhe...

Deputeti i VV-së, Avni Dehari, mbështet Lëvizjen Arbëria – lëvizjen e re politike në Maqedoninë e Veriut

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Avni Dehari, ka shprehur hapur mbështetjen e tij për Lëvizjen Arbëria, lëvizjen e re politike shqiptare...

Shaholli: Përqafimi i Bilit me Gordanën!

Presidentja e "državës Severna" Gordana Siljanovska, dje vizituar komunën e Tetovës sipas agjendës të parapërcaktuar apo te rastësishme, ku përmes incizimeve video të transmetuar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu