Kovaçevski: Fronti Evropian nuk bëhet pa flamuj të BE-së?!

Oponentët politik të mos kultivojnë iluzione se LSDM-ja do të heq dorë nga “beteja” për zgjedhjet parlamentare dhe rrethin e dytë të presidencialeve – tha gjatë tubimit parazgjedhor në Komunën Qendër të Shkupit, lideri I LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, duke përsëritur vendosmërinë për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut. Por, Kovaçevski kishte edhe një mesazh për Frontin Evropian. Duket se nuk i ka pëlqyer ikonografia gjatë tubimeve parazgjedhore të këtij koalicioni.

“Dua t`i dërgoj një mesazh Frontit Evropian. Nuk bëhet fronti evropian pa asnjë Flamur të BE-së dhe me thirrje nga një kohë anakronike para 23 viteve. Evropa është e ardhmja kurse thirrjet I takojnë së kaluarën. Këto shkëndija që këtyre ditëve I shohim midis VMRO-së dhe BDI-së, mund që të nxisin tensione që i mbuluam në të kaluarën”– tha Kovaçevski.

Ndryshe, eksponentë të lartë të LSDM-së, përmes press-konferencave para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut kanë përkujtuar 7-vjetorin e ngjarjeve të përgjakshme dhe janë zotuar se nuk do të lejojnë të përsëriten skena të tilla.

“Nuk hoqëm dorë më 27 Prill dhe nuk do të heqim dorë më 8 maj” – ka qenë zotimi i LSDM-së. /tvklan.mk/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Etika e Xhemijetit dhe morali i nënshtrimit!

(Nga:Besir Bajrami) “Përkatësia etike është më e rëndësishme se përkatësia etnike”, thotë Zeqirija Ibrahimi, kryetar i partisë politiko-fetare "Alternativa", e që në mënyrë implicite...

Mungonte gjuha shqipe, gjashtë këshilltarët e AKI-së në Shkup nuk i nënshkruajnë vendimet

Këshilltarët e Aleancës Kombëtare për Integrim, Naim Bajrami ka reaguar ndaj mosrespeketimit të gjuhës shqipe nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor. Bajrami në profilin e tij...

Rina Ajdari: Tetovës i duhet të çohet sërish në këmbë, e bashkuar dhe me vizion

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari përmes një postimi në profilin e saj në FB ka shënuar se tani është momenti kur...

Do të ulë investimet kapitale, Qeveria borxhin do ta shlyejë me borxh të ri

Shlyerja e borxhit nga euroobligacioni që kap vlerën prej 700 milionë eurosh dhe borxhe shtesë ndaj jashtme prej 200 milionë eurosh do të jetë...

Nuk ka paqe në Gaza, 50 të vrarë nga sulmet e Izraelit gjatë natës, mes tyre 22 fëmijë

Të paktën 50 palestinezë, mes tyre 22 fëmijë, u vranë dhe mbi 200 u plagosën të martën në mbrëmje në një valë sulmesh ajrore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu