Sela: Ky është kusht – ose pranoni ndryshimet kushtetuese ose duhet të thoni se nuk jeni për anëtarësim në BE

-Ose i pranon ndryshimet kushtetuese ose duhet të thuash se nuk je për anëtarësim në Bashkimin Evropian, këto janë dy drejtimet, shprehet lideri i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, në intervistë për MIA-n. Sela mbetet në qëndrimin se fillimisht duhet të miratohen ndryshimet kushtetuese, e më pas të formohet Qeveria. Debati rreth ndryshimeve kushtetuese, siç bën të ditur, ka mbaruar dhe duhet vetëm të votohet.

“Pasi të bëhet shumica e re, duhet të ulemi dhe të votojmë ndryshimet kushtetuese. Nga pikëpamja formale-juridike, ne nuk kemi asnjë problem meqë fakti që do të ndodhin zgjedhje nuk do të thotë se do të kemi shtet të ri. Është i njëjti shtet dhe vazhdojnë seancat e përbërjes së kaluar të Kuvendit vazhdojnë dhe ne mund të votojmë për ndryshimet kushtetuese. Ky do të ishte kushti për krijimin e Qeverisë së re”, shprehet Sela.

Integrimi evropian mbetet prioritet për Aleancën për Shqiptarët, ndërsa sipas Selës, agresioni rus në Ukrainë ka sjellë rrethana lehtësuese në lidhje me anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe si shtet duhet ta shfrytëzojmë këtë moment.

“Ky është kusht. Duhet të jetë e qartë për të gjithë qytetarët, duhet t’ua thonë të gjithë aktorëve politikë që shkojnë para tyre dhe thonë se nëse marrim votat dhe shumicën do të ndryshojmë marrëveshjen, etj. Ky është kusht – ose e pranoni ose duhet të thoni se nuk jeni për anëtarësim në BE. Janë dy rrugë. Të gjithë aktorët politikë që dalin para qytetarëve me program për anëtarësim në Bashkimin Evropian duhet të jenë të gatshëm në ditën e parë kur do të thirret Kuvendi i ri për të votuar ndryshimet kushtetuese dhe të vazhdojmë. Mendoj se agresioni rus në Ukrainë ka sjellë rrethana lehtësuese rreth anëtarësimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Duhet ta shfrytëzojmë këtë moment sepse do të jetë shumë më e lehtë për ne që të jemi anëtare e barabartë e BE-së”, thekson Sela.

Si parti, pret që të fitojnë së paku pesë vende në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ndërsa ky numër, thotë ajo, do të ishte më i lartë në varësi të asaj se sa vende të deputetëve do të fitojë koalicioni i Frontit Evropian.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bujar Osmani në vizitë zyrtare në Uashington

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani, prej sot ndodhet për vizitë zyrtare në Uashington DC, ku do të zhvillojë një agjendë...

Kosova jashtë FARA-s amerikane për gati dy vjet

Që nga qershori i vitit 2024, Kosova nuk ka asnjë kontratë lobimi të regjistruar në ueb-faqen e Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj...

Avdullah Hoti jep dorëheqje nga të gjitha pozitat në LDK?!

Avdullah Hoti ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat që mbante në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK). Burime të Gazeta Minuti, brenda rrethit të ngushtë të...

5 ton marihuanë kontrabandohen nga një fabrikë mjekësore e Maqedonisë drejt Serbisë

Prokuroria për Krim të Organizuar në Serbi ka njoftuar se pesë të dyshuarit në rastin e pesë tonëve marihuanë, të gjetur të enjten në...

Nis “SAFE CITY” – kamerat kapin shkeljet, gjobat shkojnë deri në 500 euro

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, bëri të ditur se është miratuar një Rregullore e re që rrit pragun e tolerancës për shpejtësinë....

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu