Taravari: VLEN i vetmi opsion shqiptar më 8 maj, ndryshimi po vjen

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në prezantimin e programit zgjedhor të VLEN-it, tha se ky program vlen si me njerëz ashtu edhe me program. Taravari theksoi se Kushtetuta aktuale ka mangësi dhe nuk përfaqëson realitetin në vend.

“Ne kemi bindjen se Kushtetuta aktuale është e mangët, e kufizuar dhe në shumë pjesë të saj nuk i përfaqëson realitetet e sotme politike, sociale dhe etnike në vend”, u shpreh Taravari. Taravari shtoi se ndryshimi është i domosdoshëm, ndërsa bashkë me ndryshimin duhet të ndryshohet Kushtetuta për të filluar negociatat me BE-në.

“Do të nisim debat të madh dhe do të ndërtojmë konsensus për Kushtetutë të re, më demokratike dhe më moderne, e cila do të ridefinojë vendin si shtet të barabartë të dy bashkësive shumicë”, tha Taravari. Në fund Taravari theksoi se më 8 maj në zgjedhje ka vetëm një opsion shqiptar dhe ai është koalicioni VLEN.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Sot filloi zhvatja selektive e kamufluar me emrin “Safe City”

Sot filloi zhvatja selektive e kamufluar me emrin “Qyteti i sigurtë”, por që në fakt i bën qytetarët, veçanërisht shqiptarët, më të pasigurtë, të...

“Safe City” në Gjykatën Kushtetuese me iniciativë të Ziadin Selës – Mickoski: Vendimi i tyre do të jetë final!

Në ditën kur edhe zyrtarisht ka nisur zbatimi i sistemit “Safe City”, kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se fati i tij do të varet nga...

10 vjeçarja nga Gllumova plagoset nga plumbi qorr

Një vajzë 10-vjeçare nga fshati Gllumovë i Shkupit u lëndua dje nga një plumb qorr, përcjell TV21. Në Qendrën Klinike “Nëna Terezë”, ku u...

Bujar Osmani në vizitë zyrtare në Uashington

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani, prej sot ndodhet për vizitë zyrtare në Uashington DC, ku do të zhvillojë një agjendë...

Kosova jashtë FARA-s amerikane për gati dy vjet

Që nga qershori i vitit 2024, Kosova nuk ka asnjë kontratë lobimi të regjistruar në ueb-faqen e Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu