Pacolli: Qeveria “Kurti” e ka normalizuar korrupsionin

Gjatë kësaj jave janë publikuar dy raporte ndërkombëtare të cilat kanë prezantuar nivelin e korrupsionit në Kosovë.Në raporti e DASH-it kritikohet qeveria që nuk e ka zbatuar ligjin në mënyrë efektive për korrupsionin qeveritar dhe ka probleme të larta me të.

Ndërsa, në raportin e ‘Freedom House” kanë prezantuar se korrupsioni vazhdon të mbetet një çështje serioze në Kosovë. Te dy raportet e organizatave ndërkombëtarë tregojnë realitetin në Kosovë, thotë ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli. Pacolli për Fo thotë se anipse qeverisa pohonte angazhimin e saj për luftimin e korrupsionit, raportet tregojnë ndryshe.

“Pavarësisht pohimeve të përsëritura të qeverisë për angazhimin e saj për të luftuar korrupsionin dhe për të nxitur transparencën, realiteti në Kosovë paraqet një pamje krejtësisht të ndryshme. Të dy raportet e Freedom House dhe Departamentit të Shtetit shërbejnë si përkujtues të mprehtë të natyrës endemike të korrupsionit në Kosovë”, vlerëson Pacolli.

Pak përparim është arritur nga kjo qeveri në këtë çështje, deklaron ish-presidenti. Pacolli thotë se korrupsioni po lulëzon dhe po zhvillohet nga eksponent qeveritar.

“Pavarësisht premtimeve të bëra nga qeveria për të trajtuar këtë çështje të përhapur, pak përparim thelbësor është arritur. Në vend të kësaj, korrupsioni vazhdon të lulëzojë, i pakontrolluar dhe i guximshëm i zhvilluar nga eksponent qeveritar”, theksoi Pacolli.

Ish-presidenti Behgjet Pacolli vlerëson që normalizimi i korrupsionit krijon precedent të rrezikshëm në Kosovë. Madje, Pacolli thotë se mos luftimi i tij normalizon praktikat korruptive.

“Dështimi për të trajtuar në mënyrë efektive korrupsionin jo vetëm që minon sundimin e ligjit, por gjithashtu gërryen besimin e publikut në institucionet qeveritare. Mungesa e veprimit konkret përjetëson një kulturë ku praktikat korruptive jo vetëm tolerohen, por normalizohen. Ky normalizim i korrupsionit krijon një precedent të rrezikshëm”, thotë Pacolli.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kërmijt e politikës!

Ashtu siç ngjiten kërmijt nëpër pemë dhe nëpër vende të ndryshme sot po ngjiten edhe njerëzit e zgjedhur të pushtetit njelloj si kërmijt e...

Taravari: Shqiptarët po shtypen, Mickoski nën kontrollin serb, Kurti nuk u mor me ne (Video)

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, ka ashpërsuar tonet politike duke deklaruar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut po shtypen sistematikisht nga politika e qeverisë...

Mexhiti: Pa gratë dhe vajzat, demokracia është gjysmake! Çairi është dhe do mbetet shembull i barazisë

Zëvendëskryeministri i parë dhe kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, mbajti një fjalim frymëzues para forumit të gruas...

Raketat balistike kundër Izraelit shkaktojnë hakmarrje vdekjeprurëse në Jemen

Të paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe 86 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në kryeqytetin e Jemenit, Sanaw. Sulmet...

Qeshën me të si i marrë, sot e quajnë hero/ “27 vite me një lopatë: djaloshi që i dha ujë një fshati të tërë”

Nga “Djaloshi që gërmoi fshatin” te hero lokal: historia reale e Shyam Lal Në fshatin e thatë Saja Pahad të Chhattisgarh-ut, Indi, një djalë 15-vjeçar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu