Mexhiti: Ndërmarrjet shtetërore në dorë të qytetarëve! Secilit qytetar do t’i shpërndajmë aksione në vlerë prej 10.000 euro

Izet Mexhiti nga VLEN, gjatë prezantimit të bartësve të listave të koalicionit dhe të programin “Plani 2030” në Tetovë, tha se nëse bëhen pjesë e qeverisë, do të shpërndajnë aksione të ndërmarrjeve publike tek qytetarët, përcjell TV21. Mexhiti thotë se sipas llogaritjeve të VLEN, secili qytetar do të merrte nga 10.000 euro.

“Ne si koalicion VLEN në Qeveri do të kthejmë ndërmarrjet shtetërore në dorë të qytetarëve. Qeveria do t’u shpërndajë qytetarëve 49% të aksioneve të ndërmarrjeve publike, duke mbajtur për vete 51% të aksioneve që do të mund të menaxhohet përmes modeleve koncesionare apo partneritetit publiko-privat. Vlera e përgjithshme e ndërmarrjeve është afro 20 miliardë euro, e kjo do të thotë se secilit qytetar do t’i shpërndajmë aksione në vlerë prej 10.000 euro”, tha Mexhiti.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pas fitores së VLEN-it, Arben Fetai shpalli veten lider të ASH-së dhe mblodhi kryesinë e partisë

Fitorja e VLEN-it në nivel nacional ka rritur edhe aptetit e liderëve të këtij kolaicioni. Pas fitores së madhe edhe Arben Fetahi siç duket...

Tani prodhojmë vetë: Shqipëria nis industrinë kombëtare të armëve

Qeveria autorizon “KAYO”-n për prodhim dhe tregtim ushtarak Qeveria shqiptare ka miratuar të mërkurën e 5 nëntorit vendimin që i jep shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a....

Mexhiti i kënaqur: Shqiptarët e humbën Kërçovën por e fituan Çashken dhe Dollnenin!

Në një deklaratë që zbulon më shumë sesa duket, kryetari i Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, në emisionin “Debat në...

Gjendet e vdekur një 25 vjeçare nga Kosova në Tetovë, hedhen dyshime për vrasje

Është gjetur pa shenja jete trupi i një 25-vjeçare nga Kosova, që supozohet të jetë studente në Tetovë, shkruan Alsat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu