Në Qendrën e Trajnimit në Idrizovë u promovua gjenerata e re e nëpunësve policorë – Maqedonisë së Veriut i shtohen 416 policë dhe 92 police!

– Unë, obligohem, se në punën time, do t’i respektoj Kushtetutën, ligjet të RMV-së dhe standardet e etikës së policisë. Me vetëdije dhe me rregull do t’i kryejë punët e policisë dhe do t’i respektojë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe qytetarit, të garantuara me Kushtetutën, ligjet dhe marrëveshjet e ratifikuara ndërkombëtare. Ju uroj për deklaratën solemne. Faleminderit.

Këto ishin fjalët që thanë sot gjenerata e re e nëpunësve policorë në betimin solemn të tyre. Betimi i gjeneratës së re u bë në Qendrën e Trajnimit në Idrizovë. Gjenerata 2023-2024 kaloi trajnimin njëvjeçar, që e kaluan 508 policë të rinj prej të cilëve 416 burra dhe 92 gra.

Kryeministri Talat Xhaferi duke i uruar pjesëtarët e rinj të policisë theksoi se të jesh në vijën e parë të sigurisë është detyrë fisnike dhe në të njëjtën kohë detyrë me shumë përgjegjësi.

“Njohuritë dhe aftësitë të cilat i keni arritur gjatë vitit të kaluar përmes trajnimit intensiv, besoj që si nëpunës të ardhshëm të policisë do t’i zbatoni vazhdimisht në njësitë organizative ku do të shpërndaheni”, tha Xhaferi.

I inkurajoi policët që të jenë të ndershëm dhe të përkushtuar në zbatimin e detyrave ndaj qytetarëve dhe krenarë në punën e tyre dhe në mënyrë profesionale të përballen me sfidat e reja të punës dhe të jeni të gatshëm për përgjigjet e pritura. Theksoi se ky dikaster punon vetëm në shërbim të qytetarëve, dhe asesi ndryshe, dhe për nëpunësin policor, çdo qytetar është njësoj i rëndësishëm, pavarësisht përcaktimeve personale, bindjeve, ose çfarëdo lloj dallimesh të tjera.

“Për policin profesional, nuk ka detyrë më pak ose më shumë të rëndësishme. Të gjithë qytetarët janë të njëjtë para ligjit dhe kanë të njëjtën të drejtë të sigurisë. Si nëpunës të ardhshëm të policisë, pres që përmes sjelljes dhe punës të tregoni se, policia si institucion është profesionale, dhe me sukses i realizon kompetencat dhe detyrat e saja ligjore”, tha Xhaferi.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski theksoi se policët i pret një etapë e re.

“Së pari do të ju porosis që gjithmonë ta keni në mendje se çdonjëri nga ju është kreator i fatit të tij. Suksesi juaj varet vetëm nga ju. Suksesi juaj duhet të përfundojë vetëm nga profesionalizmi juaj, bashkëpunimi, vullneti i mirë”, theksoi Toshkovski. Porositi se ligji duhet të respektohet, si dhe se çdo ndryshim i mirë fillon nga individi, nga botëkuptimi i tij, sjellja dhe veprimtaria, ndërsa jo e kundërta.

“Gjithsesi flas për integritetin, që në thelb është e kundërta e ryshfetit, e hipokrizisë, e mosrespektimit të ligjeve apo e drejtësisë selektive. Ju si të rinj që e keni të ardhmen para vetes keni të drejtën, mundësinë, përgjegjësinë dhe sigurisht obligimin që të jepni kontributin tuaj për një të ardhme të përbashkët më të mirë dhe më të begatë, tha ministri Toshkovski.

Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev i uroi për përfundimin me sukses të trajnimit nëpunësit e policisë, duke përkujtuar për gjithçka që është bërë më parë në polici, mes tjerash, edhe për rikonstruimin e Qendrës së Trajnimeve në Idrizovë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Trump kërkon me çdo kusht Groenlandën, evropianët propozojnë rritjen e pranisë së NATO-s në Arktik

Kërcënimet e Trumpit kundër Groenlandës po shkaktojnë prej ditësh tensione. Tani evropianët propozuan rritjen e pranisë së NATO-s në Arktik. Por Trumpi po e...

Dolce dhe Limi nisin lidhjen, ndodh puthja e parë

Pas përfundimit të Prime-t të mbrëmshëm, në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka nisur zyrtarisht një lidhje e re — dhe askush nuk...

Nuk e jep asnjë dëshmi se i ka ndalur 20 çnjohje: “Marketingu politik” i Osmanit për t’u rizgjedhur presidente

“Asgjë tjetër, pos marketing politik”. Çka publikisht dihet është se nga “28 çnjohjet” që Serbia i pretendon dhe propagandon trumbetueshëm anekënd botës t’i ketë arritur...

Imamoglu sfidon Erdoganin nga burgu: Do ta fitoj presidencën nga qelia

Rivali kryesor politik i presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan ndodhet i burgosur në një burg të sigurisë së lartë pranë Stambollit, por kjo nuk...

Abuzuan me të miturën, bien në pranga dy dhunuesit nga Sllupçani

Policia e Kumanovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike të Kumanovës ka ngritur kallëzim penal kundër personit me iniciale N.A. (31) nga fshati Sllupçan,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu