Dehari: Në zonën 5 dhe 6 ua kemi bërë 8 me 2! Edhe pse i kemi kundërshtarë, ata janë vëllezërit dhe motrat tona

Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari gjatë tubimit të Frontit Europian në Kërçovë, ku prezent ishte edhe Ali Ahmeti, tha se në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, Fronti Europain ka fituar me 6000 vota diferencë në krahasim me VLEN, përcjell TV21. Dehari tha se do të punojnë për fitore edhe më të thellë, ndërsa përçoi mesazhin se pavarësisht oponencës politike, kundërshtarët politikë i kanë vëllezër dhe motra.

“Janë numrat dhe shifrat, që në qytetin tonë, në të dy zonat. Në zonën 6 dhe zonën 5, rezultati përfundimtar zyrtar është 8040 me 2050, me 6000 vota diferencë… Në Kosovë i thonë 8 me 2. Pavarësisht që ne jemi në një garë politike, pavarësisht se përballë nesh kemi kundërshtarë politik, ne ato i kemi quajtur dhe vazhdojmë t’i quajmë vëllezër dhe motra tona, ky është BDI”, tha Dehari./tv21.tv

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kryetari i zhelinës vazhdon me realizimin e premtimeve që dha në zgjedhjet lokale!

Kryetari i Zhelinës po vazhdon të përmbushë premtimet e dhëna gjatë zgjedhjeve lokale. Projektet e paralajmëruara në infrastrukturë, shërbime komunale dhe investime publike janë...

UT shpreh ngushëllime për vdekjen e Daorsa Spahijës

Universiteti i Tetovës nëpërmjet Kuvendit Universitar të Studentëve, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Daorsa Spahijës, e cila dje u gjet e vdekur në...

Vrasje e rëndë në Malishevë: Dhëndri ekzekuton dy miqtë e tij

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në Malishevë, ku sipas informacioneve të para, një person ka vrarë dy miqtë e tij. Sipas raportimeve të...

Ngjarja tragjike e studentes në Tetovë, gazetari Hasipi: Turp për SPB-Tetovë- heshtja që shqetësoi mijëra studentë dhe familje

“Lidhur me rastin tragjik të studentes nga Kosova, Policia e Maqedonisë, për hir të interesit të përgjithshëm, evitimin e paqartësive, evitimit të dezinformacioneve, do...

Izraeli u bën thirrje hebrenjve të largohen urgjentisht nga New York-u pas zgjedhjes së Mamdanit

Zohran Mamdani, demokrati progresiv me origjinë nga Uganda, ka qenë kritik i hapur i fushatës ushtarake të Izraelit në Gaza, duke e quajtur atë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu