Grubi: Dështuan ato koalicione për ta shkatërruar UÇK-në, BDI-në e Ali Ahmetin

Artan Grubi nga radhët e BDI-së, pas rezultateve të para në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut, në një konferencë për media në Çair, ka deklaruar se “fitorja në këto zgjedhje” është një triumf i qytetarëve për Maqedoni Evropiane. Grubi ka deklaruar se gjithë ato koalicione për ta shkatërruar UÇK-në, BDI dhe Ali Ahmetin dështuan në mënyrë spektakulare.

Grubi mes tjerash ka shprehur falënderimet e tij për qytetarët e Çairit dhe të gjithë ata që mbështetën BDI-në në këto zgjedhje. Ai gjithashtu ka parashikuar se fitoren e tyre do ta dyfishojnë në zgjedhjet e ardhshme.

“Është çliruar Çairi sepse fitoj Maqedonia evropiane, sepse po bëjmë festë. Me gjithë ato konstruksione me gjithë ato koalicione për ta shkatërruar UÇK-në, BDI dhe Ali Ahmetin dështuan në mënyrë spektakulare sepse qytetarët shqiptar dhe të tjerët të Maqedonisë së Veriut u përcaktuan për Maqedoni shqiptare për Ali Ahmetin. Unë dua të falënderoj të gjithë qytetarët. Kjo fitore do të dyfishohet në maj”, ka deklaruar Grubi nga BDI-ja.

Në rezultatet e para nga KSHZ, në Çair, është duke prirë Bujar Osmani me 40.14% derisa Arben Taravari ka 35.11%.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nuk e jep asnjë dëshmi se i ka ndalur 20 çnjohje: “Marketingu politik” i Osmanit për t’u rizgjedhur presidente

“Asgjë tjetër, pos marketing politik”. Çka publikisht dihet është se nga “28 çnjohjet” që Serbia i pretendon dhe propagandon trumbetueshëm anekënd botës t’i ketë arritur...

Imamoglu sfidon Erdoganin nga burgu: Do ta fitoj presidencën nga qelia

Rivali kryesor politik i presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan ndodhet i burgosur në një burg të sigurisë së lartë pranë Stambollit, por kjo nuk...

Abuzuan me të miturën, bien në pranga dy dhunuesit nga Sllupçani

Policia e Kumanovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike të Kumanovës ka ngritur kallëzim penal kundër personit me iniciale N.A. (31) nga fshati Sllupçan,...

Limi dhe Dolce bëjnë dush bashkë, Alba i kap mat! (VIDEO)

Pos momenteve të afrimitetit natën, Dolce dhe Limi kanë bërë edhe dushin bashkë. Madje Limi pos që i ndihmonte në dush Dolces, ai ia fërkoi...

“Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, nga sot online për përdoruesit

Prej sot është hapur online, faqja “Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, një nga tri projektet madhore në albanologji, bashkë me veprat “Historia e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu