Opinionisti Emir Hasanoviç në TV21 komentoi fushatën zgjedhore në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Hasanovic thotë se te blloku politik shqiptar ende bëhet fushatë nëpër “Oda”.
“Oferta më mungon, më mungon diçka inovative, por edhe komunikimi me qytetarët, ajo që ende e shoh është , sidomos në skenën politike shqiptare, është oda sistemi ku flitet vetëm me burra, ku flitet me njerëz që janë më të moshuar, aty mungon diskutimi me të rinjtë, diskutimi me gratë dhe problemet, përfaqësimi i saktë i shoqërisë”.