Nëna e deputetes së Alternativës Safije Sadiki Shaini ka votuar për herë të parë pas 55 vitesh jetë në Maqedoninë e Veriut, pasi nuk kishte shtetësi. Këtë e ka bërë të ditur vetë deputetja në rrjetet sociale ku edhe pa postuar një fotografi.
“Sot, pas 55 vjetëve qëndrim në këtë shtet, votoi edhe nëna ime. Si pasojë e mungesës së shtetësisë, ajo kurrë nuk e ka gëzuar këtë të drejtë deri më sot. Kjo nënkupton të jesh shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Prandaj ia vlen të votohet. Që njerëzit të jenë qytetarë të lirë e me të drejta të barabarta qytetare”, ka shkruar deputetja.