Rita Behadini në “Maratonën Zgjedhore” në TV21 theksoi se të rinjtë nuk shohin alternativë këtu.
“Mendoj që njerëzit e kanë humbur shpresën në njëfar lloj mënyre dhe mendoj se nuk mendojnë se kan ndonjë opsion të mirë për të votuar, të paktën me ata që kam qenë në komunikim gjatë kësaj periudhe thonë “Kë ta votojm?” sepse kemi parë se si janë bërë pazaret dhe të gjitha koalicionet gjatë këtyre zgjedhjeve dhe ata që dikur shaheshin u bënë bashkë, ata që mendonin se do na sjellin një gjë më ndryshe u bënë sërisht bashkë për interesat e veta, kështu që te populli mungon besimi”, tha Behadini.