Vritet në Francë ish-ushtari i UÇK-së!

Familja Sadiku nga fshati Rashan ka marrë lajmin e hidhur për vrasjen e familjarit të tyre.

Veli Sadiku është vrarë mbrëmë nga bandat kriminale në Dijon të Francës.

Familjarët kanë treguar për Jepi zë, se Veli Sadiku që ishte ushtar i Ramush Haradinajt në Koshare dhe Pashtrik, u qëllua derisa ishte duke fjetur.

Sipas tyre ai u qëllua në shtëpinë e tij në një shkëmbim zjarri në mes të dy bandave kriminale në Francë.

“Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai është kthimi ynë!

Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe farefisin tonë se në moshën 55-vjeçare, ka ndërruar jetë Agji ynë, Veli ( Sadik ) Sadiku , duke na lënë të pikëlluar dhe me zemër të thyer.
Dhimbjen nuk mund ta shprehin dot fjalët, por kujtimi për ty Agji do të jetë i përjetshëm.

Lusim Allahun Fuqiplotë ta mbulojë me mëshirën e tij dhe ta gradojë në Xhennetul-Firdeus!”, ka shkruar familjari i tij.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ish-ushtari i UÇK-së, Bashkim Mani, varroset sot në Varrezat e Veteranëve në Haraçinë

Ka ndërruar jetë Bashkim Mani, 45-vjeç, ish-ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare nga Shkupi. I riu dje ka pësuar sulm në zemër, ndërsa nuk është...

Kongresi i BDI-së, Ahmeti në fjalimin e tij do të paraqesë katër rezoluta strategjike

Bashkimi Demokratik për Integrim sot në Shkup do të mbajë kongresin e pestë. TV21 mëson se përveç ndryshimeve kadrovike dhe riorganizimin e strukturave partiake,...

SHKUPI NË VEND TË DYTË NË EVROPË PËR AJRIN MË TË NDOTUR SOT

Shkup, sot – Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut renditet sot në vendin e dytë në Evropë për ajrin më të ndotur, duke u shndërruar...

BDI sot mban Kongres në Shkup

Sot në Shkup Bashkimi Demokratik për Integrim do ta mbajë Kongresin partiak. Sipas deklaratave dhënë nga zyrtarët e partisë, pritet që Ali Ahmeti të rizgjidhet...

Rama pas vizitës në Hagë: Në zemër të Evropës po ndodh padrejtësi ulëritëse

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pasi ka përfunduar vizitën tek ish-presidenti Hashim Thaçi, Gjykatën Speciale e ka quajtur “godinë ku luhet teatri i turpit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu