Kryeministri, kryeparlamentari dhe presidenti shqiptar? Ahmeti: Nuk provokoj, është një porosi

Seanca simuluese e realizuar ditë më parë nga Fronti Europian, dërgoi porosinë se me Maqedoninë e Veriut udhëheqin kryeparlamentari, presidenti dhe kryeministri shqiptar. Por gjithë kjo situatë e simuluar, sipas liderit të BDI-së, Ali Ahmeti ishte që të dërgohet porosi – që presidenti i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut të zgjidhet në Kuvend, me shumicë prej badenterit.

“Ishte një porosi për zhvillimet e ardhshme në Parlamentin e Maqedonisë. Ishte një porosi. Ne nuk e kemi nisur ta bëjmë vetë, por e drejta jonë është… sepse nuk jemi pak. Jemi 9 parti politike të të gjitha komuniteteve.

Kryeministri shqiptar, kryeparlamentari shqiptar, presidenti shqiptar?
Ne kemi objektiva dhe objektivi ynë i radhës është që presidenti i radhës të zgjidhet në Kuvend me shumicë prej badenterit dhe sigurisht, me negociata të partive politike”, tha Ahmeti në ClickPlus në TV21.

Mori shembullin e Greqisë duke thënë se presidenti zgjidhet nga opozita, kurse pushtetin e udhëheq shumica.

“Kjo për të bërë bilancin… Asgjë e keqe nuk do t’i ndodh shtetit. Përkundrazi, do të ketë më shumë harmoni”, tha Ahmeti. Shtoi se kjo nuk paraqet provokim.

“Nuk është as provokim dhe as kërcënim. Ky shtet është sa i maqedonasve, po aq edhe i shqiptarëve”, tha Ahmeti./TV21

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

Si do të duket Kuvendi i Kosovës pas zgjedhjeve të dhjetorit?

Pas numërimit të 99,45% të votave, tani ka një pasqyrë se di mund të duket Kuvendi i Kosovës sipas numrit të deputetëve që i...

Mbi 99% e votave të numëruara, ky është rezultati i zgjedhjeve në Kosovë

KQZ ka publikuar rezultatin e 99,45% të votave të numërua nga zgjedhjet e së dielës në Kosovë, përcjell in7.tv. Sipas tyre, Vetëvendosje ka 49,28% ose...

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu