Administratori në burg, rihapet sërish grupi famëkeq ‘Albkings’

Para pak ditësh u arrestua njëri nga adminët e grupit “Albkings” – grup në rrjetin social “Telegram” i cili numëronte rreth 100 mijë anëtarë. Para gjykatës dje doli njëri nga adminët e këtij grupi Edin Nevzati – i cili dyshohet ka postuar rreth 400 foto dhe video në grupin që është administruar nga ai. Edin Nevzati është njohur me nofkën “Freekiller”.

Arrestimi i tij ka ardhur pas raportimeve të vazhdueshme të Gazetës Insajderi lidhur me funksionimin e grupit. Por, sërish është hapur një grup me të njëjtin emër në rrjetin social “Telegram”. Aktualisht ai përmban mbi 33 mijë anëtarë në grupin e ri.

“Shpërndane lajmin te krejt shoqnia se Albkings u kthy në Telegram”. Ky është informacioni që jepet për rikthimin e grupit ku shpërndahen fotografi dhe video intime të vajzave.

Në këto grupe dërgohen imazhe denigruese, intime të vajzave e grave, si dhe të dhënat personale të tyre, numrat, vendbanimi, llogaritë e tyre nëpër rrjetet sociale. Madje, atyre u vendoset edhe çmimi për shërbime seksuale. Të mërkurën, Gjykata e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji kundër Nevzatit.

Gazeta Insajderi raportoi ekskluzivisht për ekzistencën e këtij grupi, në të cilin pa fotografi eksplicite, të dhënat personale të grave, si numrat, vendbanimi, llogaritë e tyre nëpër rrjetet sociale. Madje, iu vendosej edhe çmimi për shërbime seksuale. Ai dyshohet për veprën penale “Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve”.

“I pandehuri E.N dyshohet se në vazhdimësi nga muaji nëntor i vitit 2023 e deri më datë 12.02.2024 në Obiliq dhe qytete të tjera të ndryshme të Kosovës, në cilësi të njërit nga administratorët e grupit ‘Albkings’ në aplikacionin Telegram e duke vepruar në bashkëkryerje me personat NN ende të paidentifikuar, ka ofruar dhe shpërndarë tek personat e tretë pa autorizim fotografi, video intime dhe numër të telefonit të dy të dëmtuarave, si dhe të dhënat e identifikimit edhe të personave të tjerë-kryesisht të gjinisë femërore në grupin ‘Albkings’ në rrjetin social Telegram, por edhe në rrjete të tjera siç është aplikacioni TikTok, për qëllime të prostitucionit siç janë emrat, mbiemrat, adresat dhe numrat e telefonave të tyre”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Ndërkaq, Prokuroria Themelore u ka bërë thirrje viktimave të këtij grupi që me qëllim të bashkëpunimit të paraqiten në Polici. Gazetaret e Gazetës Insajderi, Valmira Vranovci dhe Donjeta Islami, kanë treguar se si kanë rënë në gjurmë të këtij grupi famëkeq, që merrej me denigrimin e vajzave kosovare. Aty janë dhënë detaje të tmerrshme për disa nga anëtarët e këtij grupi, në të cilin është promovuar edhe pedofili./Insajderi.org/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu