Serbia dënon Shqiprim Arifin, ngriti flamurin shqiptar më 28 nëntor në objektin e komunës së Preshevës

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi është gjobitur me gjobë në vlerë 55.000 dinarësh (470 euro) nga Gjykata për Kundërvajtje në Vranjë lidhur me vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e Alternativës për Ndryshim — dega Bujanoc, me rastin e festës së 28 nëntorit, ditës së Flamurit. Kështu ka njoftuar Arifi përmes një postimi në Facebook.

Sipas tij ‘sa më shumë që ka të drejta për serbët në Kosovë aq më pak të drejta për shqiptarët në Serbi. Deri kur?’.

Arifi ka thënë ky aktvendim është pjesë e kolazhit diskriminues dhe shkeljeve të drejtave sistematike individuale, kolektive të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Gjykata në fjalë ka nxjerrur aktvendim lidhur me vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar në selinë e partisë tonë në Bujanoc, me ç’rast ky dënim përbëhet prej 5000 dinarëve ndaj mua si person përgjegjës në pozitën e kryetarit të partisë “Alternativa për Ndryshim”, ndërkaq 50.000 dinarë për subjektin politik që kam drejtuar deri në shkurt të këtij viti, kur është datuar edhe ky aktvendim”, ka shkruar Arifi në Facebook./21Media

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Coca-Cola në Maqedoninë e Veriut diskriminon shqiptarët dhe gjuhën shqipe – Nisi fushata për bojkot!

Një valë revolte ka nisur në Maqedoninë e Veriut kundër kompanisë Coca-Cola, pas fushatës së saj “Ndaje një Coca-Cola” e cila shpërndan etiketa vetëm...

Mbyllen 30 qendra masazhi dhe lokale nate në tërë Kosovën

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Administratën Tatimore dhe Inspektoratin e Punës, ka zhvilluar një aksion të gjerë...

Strugë – VLEN edhe me një kandidat të pavarur nga radhët e BESË-s!

Në skenën politike të Komunës së Strugës duket se po përgatitet një surprizë e re. Sipas burimeve jozyrtare dhe zërave që qarkullojnë në qarqet...

Kurir: Arrihet marrëveshja në Frontin Evropian, Ziadin Sela për Strugën, Taravari për Gostivarin, Bujar Osmani në garë për Çairin

Është arritur marrëveshje brenda “Frontit Evropian” për ndarjen e kandidatëve për kryetarë komunash. Ziadin Sela do të garojë për Strugën (BDI heq dorë nga...

Vrasja e kolonelit ukrainas, likuidohen dy agjentë rusë që i rezistuan arrestimit

Ukraina njoftoi se dy agjentë që punonin për Rusinë janë vrarë, pas vrasjes së një oficeri të lartë të inteligjencës ukrainase të enjten. Kreu i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu