Specialja ia vazhdon paraburgimi Thaçit, Veselit dhe Bahtjarit

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka vendosur që t’ia vazhdojnë masën e paraburgimit ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçin, ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselin, dhe ish-deputetit, Ismet Bahtjarin. Në vendime të veçanta për Thaçin dhe Veselin, trupi gjykues ka konstatuar se ende ekzistojnë rreziqe që ata të pengojnë procesin gjyqësor.

“Më 15 prill 2024, Trupi Gjykues, me vendime më vete për secilin, vazhdoi paraburgimin e Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit. Trupi gjykues theksoi se vazhdon të ekzistojë rreziku i pengimit të procesit dhe i kryerjes së akteve penale, i cili mund të zvogëlohet vetëm me monitorimin e komunikimeve që përdoret në objektin e paraburgimit të DHSK-së.”

Doyle shtoi se në rastin e Thaçit, trupi gjykues ka identifikuar se ai ka ndarë informacione rreth dëshmive të dëshmitarëve të mbrojtur me vizitorët, dhe ka dhënë udhëzime të caktuara një vizitori për t’i kaluar një dëshmitari të ardhshëm.

“Në këtë kontekst, në rastin e z. Thaçi Trupi Gjykues përsëriti konstatimet e mëparshme se duket se z. Thaçi u tregoi vizitorëve informacion të nxjerrë gjatë dëshmive të dëshmitarëve të mbrojtur dhe se dokumentet sugjerojnë se ai i dha një vizitori jo të privilegjuar udhëzime për t’ia kaluar një dëshmitari të ardhshëm të ZPS-së në lidhje me mënyrën dhe përmbajtjen e dëshmisë që do të jepte ai dëshmitar”, u shpreh ai.

I pyetur për vendimin ndaj Ismet Bahtjarit, Doyle konfirmoi se Gjykatësi i Procedurës Paraprake ka vlerësuar se paraburgimi është ende i arsyeshëm, veçanërisht për shkak se Bahtijari ka motivet, mjetet dhe mundësinë për të penguar procesin dhe për të manipuluar provat.

Përveç kësaj, Doyle informoi se “kërkesa e Veselit për leje për apelimin e vendimit mbi pranimin e disa provave është refuzuar nga trupi gjykues, i cili ka vërejtur mungesën e provave për ndonjë padrejtësi.”

Ndërsa, në lidhje me rastin e Pjetër Shalës, Doyle bëri të ditur se deklaratat përmbyllëse janë dëgjuar dhe trupi gjykues e ka shpallur çështjen të mbyllur, duke shtuar se vendimi i gjykimit do të shqiptohet brenda njëzetenjëdhjetë ditëve.

Në përfundim, Doyle theksoi se Apeli ka hedhur poshtë apelimin e Haxhi Shalës kundër vendimit për paraburgimin e tij dhe theksoi se “versioni publik i vendimit për rishikimin e paraburgimit të Ismet Bahtjarit është publikuar.”

Dhomat e Specializuara të Kosovës vazhdojnë të mbajnë informime javore çdo të enjte për të njoftuar opinionin mbi zhvillimet e reja në lidhje me procedurat gjyqësore.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Media shqiptare si megafonë të pushtetit!

Nga:Medai Shaholli Edhe pas një dite të përhapjes së lajmit se portali TS dhe gazetarët e saj janë thirrur në biseda informative si në "kohën...

Aleanca për Shqiptarët pyet Arben Fetain se për çfarë është duke u shfrytëzuar Instituti “Arbër Xhaferi”?

Aleanca për Shqiptarët pyet përfaqësuesit e VLEN-it dhe Arben Fetain se për çfarë është duke u shfrytëzuar aktualisht Instituti “Arbër Xhaferi”?, transmeton Flaka Media. “Çfarë...

“Debat për fletën e votimit 7-8 metra, Mickoski paralajmëron: Në rast dështimi të procesit, qeveria do emërojë administratorë

Me dy nënshkrime deri te kandidimi për listë për këshill, rrezik për fletëvotime kilometrike, përcjell TV21. Për këtë foli sot edhe kryeministri Hristijan Mickoski,...

Skandal në KQZ: Anëtarët maqedonas shkelin ligjin dhe mbivotuan shqiptarët për uljen e numrit të këshilltarëve

⛔️ Në Komisionin Shtetëror Zgjedhor të Maqedonisë së Veriut po zhvillohet një praktikë e rrezikshme: anëtarët maqedonas të KQZ-së po mbivotuan përfaqësuesit shqiptarë, Ditmire...

Izraeli miraton projektin kontrovers të vendbanimeve në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite thotë se ka filluar "veprimet paraprake" të një ofensive të planifikuar tokësore për të kapur dhe pushtuar të gjithë Qytetin e Gazës...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu