Borrell: Jemi në prag të luftës në Lindjen e Mesme

Në një paralajmërim të ashpër gjatë një mbledhjeje të ministrave të Jashtëm të G7-s, shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell shprehu shqetësime të mëdha për tensionet në rritje midis Izraelit dhe Iranit, duke thënë se ato e kanë çuar botën në prag të luftës.

Duke folur për gazetarët, Borrell paralajmëroi se rrjedha aktuale e ngjarjeve mund të çojë në një konflikt të plotë rajonal me pasoja të gjera. “Unë nuk dua të ekzagjeroj, por jemi në prag të një lufte, një lufte rajonale në Lindjen e Mesme, e cila do të dërgojë valë tronditëse në pjesën tjetër të botës dhe në veçanti në Evropë. Prandaj ndalojeni”, tha ai.

Ai përsëriti angazhimin e BE-së për të vendosur sanksione shtesë ndaj Iranit në përgjigje të veprimeve të tij të fundit. Megjithatë, ai drejtoi një mesazh ndaj Izraelit, duke kërkuar përmbajtje dhe duke bërë paralajmërim kundër çdo veprimi që mund të përkeqësojë më tej situatën e paqëndrueshme.

Tensionet po rriten në Lindjen e Mesme pasi Irani të shtunën kreu një sulm ajror ndaj Izraelit si hakmarrje për sulm ajrorin të 1 prillit ndaj kompleksit të tij diplomatik në kryeqytetin sirian Damask. Sipas njoftimeve, Irani lëshoi më shumë se 300 dronë dhe raketa, pothuajse të gjitha të interceptuara nga sistemet e mbrojtjes ajrore të Izraelit dhe aleatëve të tij – SHBA-ja, Franca dhe Britania e Madhe.

Irani pretendon se disa objektiva u goditën. Izraeli, nga ana tjetër, ka thënë se do t’i përgjigjet sulmit të Iranit, pavarësisht që shumë liderë botërorë kanë kërkuar që vendi të përmbahet.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Siria heq fytyrat e familjes Assad nga kartëmonedhat, vë në qarkullim monedhë të re”

Damask, 30 dhjetor 2025 — Siria prezantoi zyrtarisht sot serinë e re të kartëmonedhave kombëtare, të cilat hyjnë në qarkullim nga 1 janari 2026,...

VIDEO/ Skandal në Serbi, dhunohet barbarisht boksieri grek dhe stafi i tij: 100 persona hyn në ring dhe…

Një skandal i paprecedentë ka ndodhur në Serbi, gjatë një ndeshje kickbox-i. Dhuna shpërtheu brenda ringut pak pasi boksieri grek hodhi në tapet kundërshtarin e...

Zulhajrat Demiri nga Gradeci dhe Senakosi: Mjaft më stagnim në Vrapçisht

Kandidati për kryetar komune të Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, mbrëmë ka qëndruar në fshatin Gradec dhe në dy lokacione në Senakos, ku nga afër ka...

Top-dhjetëshet, kandidatët më të votuar të partive politike

Janë numëruar mbi 25 për qind të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, sipas të dhënave të fundit të...

Anthony Joshua i përfshirë në aksident të rëndë në Nigeri — dy persona vdesin, ai i shëruar dhe në gjendje të qëndrueshme

LAGOS - Boksieri britanik me prejardhje nigeriane Anthony Joshua ka mbetur i lënduar lehtë pas një aksidenti fatal me makinë në Nigeri, ku dy...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu