Ahmeti: Kosova i takon Europës, duan apo s’duan armiqtë e saj!

ideri i BDI-së, Ali Ahmeti është deklaruar në lidhje me vendimin e fundit në lidhje me Kosovën për t’u bërë pjesë në Këshillin e Evropës, transmeton TV21.

Vendimin e Asamblesë e quajti historik, ndërkaq shton se ka mbetur edhe një hap drejt vendosjes së drejtësisë, siç thotë, të mohuar që një kohë të gjatë.

“Me padurim dhe me vëmendjen më të madhe kam pritur sot epilogun e votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës PRO raportit të propozuar të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës.

Me 2/3 e votave delegatët e kësaj Asambleje sollën sot vendim historik duke i rekomanduar Këshillit të Ministrave të Europës pranimin e Kosovës si anëtare të Këshillit të Europës.

Ka mbetur vetem edhe një hap për vendosjen e drejtësisë së mohuar një kohë të gjatë në vendin e vet!
Kosova i takon Europës, duan apo s’duan armiqtë e saj!”, shkruan Ahmeti në Facebook.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gërvalla i del në krah Krakit: Analist” mercenar rrugaç, por me prof. Nezirin kot e keni, marre ju koftë!

🔴 Donika Gërvalla reagon ashpër pas 'përplasjes' Olluri - Kraki në emisionin ”Presing” të T7: “Televizion rrugaç.. Moderator rrugaç. “Analist” mercenar rrugaç. Por me prof. Nezir Krakin...

2.9 milionë euro dëm shtetit – Rozeta Hajdari përballë drejtësisë

Kryeministri në atë kohë, Albin Kurti, i doli në mbrojtje Hajdarit, duke mohuar çdo shkelje apo korrupsion Prokuroria Speciale e Kosovës, të martën e 11...

Balje pasi i bashkohet AAK-së në Kuvend: S’kam votë për LVV-në

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka arritur të formojë Grupin e saj Parlamentar në Kuvendin e Kosovës, falë bashkëpunimit me deputeten Duda Balje,...

‘Qyp zagar’ – Debati mes Krakit dhe Ollurit eskalon në grushte (VIDEO)

Emisioni Pressing në T7 është ndërprerë pak minuta pasi ka nisur sepse në studio ka eskaluar debati mes deputetit të Listës Guxo Nezir Kraki...

Rikonstruimi eventual i Qeverisë, nesër krerët e VLEN-it takohen me Mickoskin

Krerët e koalicioni VLEN nesër do të takohen me kryeministrin Hristijan Mickoski për të diskutuar rreth emrave dhe resorëve në prag të rikonstruimit të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu