Qytetarët – Nuk e ndjekim fushatën, përsëriten premtimet!

Qytetarëve duket se nuk iu intereson fushata zgjedhore e kandidatëve presidencial por edhe fushata për zgjedhjet parlamentare. Thonë se e teprojnë me premtime dhe se gjithnjë e më tepër pësëriten të njëjtat zotime.

“Të ju them të drejtën partitë politike janë shumë, nuk mund t`i shoh më, e teprojnë, shumë e teprojnë me deklaratat e tyre për çdo ditë, me çdo program të tyre më nuk ke edhe çfarë të shohësh, gjëra të vjetra shumë gjëra të vjetra”.

“Jo, jo të gjithë gënjejnë, të gjithë gënjejnë nuk i ndjekë është e frikshme se të gjithë po gënjejnë”. Por, ja që ka të tillë, të kënaqur nga presidentët e deritashëm dhe po ndjek zotimet e shtatë kandidatëve.

“Presidentet, e gjithçka që ka qenë deri tani ka qenë shkëlqyeshem edhe kështu duhet të jetë edhe më tej. Tubimet le të bëhen i bëjnë të gjithë janë punë të thjeshta çdo kush i bënë kemi shtatë kandidatë po i shohim po i ndjekim”.

Teksa po vazhdon fushata presidenciale, duhet të nis edhe fushata për zgjedhjet parlamentare. Me përputhjen e dy fushatave, pritet që partitë t`i intensifikojnë tubimet, mitingjet dhe takimet me qytetarët. /tvklan.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Vuçiç: Nuk do të kandidoj më për president

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se nuk i shkon aspak në mendje të ndryshojë Kushtetutën për t’u kandiduar sërish për president, duke theksuar...

Arjanit Hoxha: Me mire t’ia zgjasim dorën Ali Ahmetit se sa Stoilkoviçit dhe “serbski svetit” (VIDEO)

Arjanit Hoxha nga Partia Demokratike Europiane ka dalë me një deklaratë ku ka sulmuar kritikuesit e tij, Skender Rexhepit, Ziadin Selës e Arben Taravarit...

Zejdi porosi Mickoskit: UÇK ishte formacion i drejtë… Jo njerëzore ishte shuarja e familjes në Sllupçan, masakra e Lubotenit…

Skender Rexhepi – Zejdi nga Lëvizja Populli ka dalë me kritika deri te kryeministri Hristijan Mickoski për deklaratën e tij për UÇK-në. Zejdi tha se...

“Nëse jeni burra, ejani të bëjmë Veting dhe mos ledhatoni puthadorët” – Ahmeti i ashpër ndaj VMRO-së

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka kritikuar pushtetin aktual dhe ka bërë thirrje që të realizohet veting. Ai ka kërkuar nga VMRO që mos t’i...

Blerant Ramadani: Duhet ta vazhdojmë mesazhin e MO-së, të punojmë bashkë dhe pa ndasi

Blerat Ramadani nga ASh ka folur në manifestimin për shënimin e 24-vjetorit të MO-së, njofton Top24 Ai tha se Marrëveshja e Ohrit ka pasur mesazhin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu