E mërkurja shpallet ditë zie, Osmani: Shoqëria do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave

Presidentja Vjosa Osmani ka marrë vendim që dita e nesërme, e mërkurja, të shpallet ditë zie “në kujtim të të gjitha grave dhe vajza të vrara në Kosovë si rezultat i dhunës në baza gjinore”, bëri të ditur zyra për shtyp e Presidencës së Kosovës.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e mërkurë, 17 prill 2024, të shpallet ditë zie, në kujtim të të gjitha grave dhe vajzave të vrara në Kosovë si rezultat i dhunës në baza gjinore”, thuhet në njoftim.

Presidentja Osmani shkroi në Facebook se “shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona!”. Protokolli i Shtetit, me këtë rast, është obliguar që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet.

“Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së mërkurë, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftimin e Presidencës. Ky vendim pason një fushatë që mori hov sot në rrjetet sociale me thirrjen “shpallni ditë zie për gratë e vrara”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Abdixhiku: Në jetë duhet pasur vullnet e durim, të mirat vijnë pastaj

Lumir Abdixhiku ka publikuar një video nga Kuvendi i Përgjithshëm i LDK-së ku u rizgjodh kryetar i kësaj partie, e ku tha se në...

Emri i saj në dosjen “Epstein”? Reagon ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga: Nuk është e vërtetë, përmendet institucioni, jo unë

Mediat në Kosovë raportuan se në dosjen e famshme “Epstein” përmendet edhe ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. jahjaga epstein Në mesazhet e publikuara nga Departamenti...

Sërish rritje të çmimeve të derivateve të naftës në Maqedonin e Veriut

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli...

Epstein ishte spiun rus? The Telegraph: Dokumentet hedhin dyshime për kontakte me Putinin

Kur Jeffrey Epstein i ofroi Princit Andrew një grua të re si shoqëruese për darkë, ai e siguroi anëtarin e familjes mbretërore britanike se...

Miliarderi belgo-izraelit vdes pas ndërhyrjes për zmadhim të organit gjenital

Tregtari belgo-izraelit i diamanteve Ehud Arye Laniado, 65 vjeç, ka vdekur pasi iu nënshtrua një procedure në një klinikë franceze për zmadhimin e organit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu