Viktor Isjanovski zgjidhet kryetar i Odës së ekspertëve

Oda e ekspertëve sot mbajti Kuvendin themelues ku unanimisht kryetar u zgjodh Viktor Isjanovski. Me këtë, Oda pas 8 vitesh u bë sërish funksionale, me çka do të zgjidhen problemet me të cilat ballafaqohen ekspertët dhe do të avancohet puna e tyre. Ministria e Drejtësisë, në shkurt themeloi njësitë e para profesionale të Odës së ekspertëve.

Me miratimin e Ligjit të ri për ekspertizë, obligim i Ministrisë së Drejtësisë është që t`i zgjedhë udhëheqësit dhe zëvendës udhëheqësit e njësive profesionale dhe nga një anëtar nga secila njësi si përfaqësues në Kuvendin themeluese të Odës.

Në të njëjtën kohë, neni 32 i Ligjit për ekspertizë parasheh një risi me futjen e njësive profesionale në Odë, e përmes të cilave anëtarët e Odës i realizojnë interesat e tyre në Odë dhe përmes përfaqësuesve të zgjedhur në Kuvendin e Odës. Njësitë profesionale kanë një udhëheqës dhe zëvendësin e tij, me mandat katër vjeçar pa të drejtë rizgjedhjeje. Udhëheqësit dhe përfaqësuesit e zgjedhur nga njësitë profesionale janë anëtarë të Kuvendit.

Kjo dispozitë u propozua për të mundësuar formimin e një Kuvendi funksional, duke pasur parasysh situatën e mëparshme ku nuk funksiononte asnjë organ i Odës, e veçanërisht Kuvendi i cili numëronte më shumë se një mijë anëtarë. Me formimin e Odës, pritet të përmirësohet cilësia e ekspertizës, mbrojtja dhe avancimi i profesionalizimit, monitorimi i qëndrimit të ekspertëve ndaj shoqërisë dhe qytetarëve.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Skandal: Klubi i mundjes Çair që ka kampion balkanik në mundje Shaqir Bislimin 0 mjete. Klubi i Boksit Çair me kampion shtetëror në boks...

Qytetarët e Çairit janë tronditur nga zbardhja e shifrave për klubet sportive dhe buxhetin e komunës. Klubi i mundjes “Çair”, që ka kampionin balkanik...

VREDI që huqi ndryshimin dhe njolla e 20%!

Po bëhen gati dy vjet qëkur vredistët e Mickos u zotuan dhe premtuan se brenda 6 muajve të qeverisjes së qeverise koalicionit do ta...

Transparenca lokale nuk është PR. Është detyrim publik

Rezultatet e Indeksit të Transparencës Lokale 2025 tregojnë një problem serioz në funksionimin e pushtetit vendor. Komuna si Ohri, Tetova dhe Aerodromi renditen në...

Fokus: Tenderë mbi 6 milionë euro, lidhje familjare mes Kasamit, Azizit dhe kompanive përfituese

Fokus: Tenderë mbi 6 milionë euro, lidhje familjare mes Kasamit, Azizit dhe kompanive përfituese Javorja “Fokus” ka publikuar hulumtimin e radhës në të cilin ka...

Forcat kurde e qeveria siriane arrijnë marrëveshje të re për stabilizimin e armëpushimit

Forcat Demokratike Siriane (SDF), të udhëhequra nga kurdët, njoftuan të premten se kanë arritur një marrëveshje të re me qeverinë qendrore të Sirisë, me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu