Nuk ka plan “B” për ndryshimet kushtetuese, ka vetëm plan “A”

Kërkoj nga të gjithë ju, me datë 24 të këtij muaji, një mobilizim masiv politik, tashmë në raundin e parë të zgjedhjeve, për të treguar se jemi për një Maqedoni normale, të përparuar dhe evropiane,shtet për të gjithë, dhe jo për një shtet të robëruar, të disave, të një njeriu apo të një familje, porositi në tubimi qendror në Qendër, kandidati për president Stevo Pendarovski, informon PRESSonline.al

Nuk ka plan “B”, ka vetëm plan “A”, theksoi Pendarovski në lidhje me ndryshimet kushtetuese të cilat, siç përmendi, duhet të kalojnë për t’u anëtarësuar në BE.

“Shteti meriton që ta udhëheqin politikanë të përgjegjshëm, të ndërgjegjshëm dhe serioz, e jo njerëz që duan vetëm pushtet dhe para. Nëse VMRO DPMNE vjen në pushtet, Maqedonia sërish do të jetë shtet privat i disave ose i ndonjë familje, ndërsa më shpesh vetëm i një njeriu që do t’u diktojë të tjerëve – çfarë do të bëjnë, çfarë do të mendojnë dhe çfarë do të flasin. Këtë nuk guxojmë ta lejojmë nëse e mendojmë të mirën e gjeneratave të reja. Nëse duam jetë të denjë, të dinjitetshme, këtyre tentativave për kthim prapa, në regres, t’u themi “jo faleminderit” – porositi Pendarovski, përcjell PRESSonline.al

Ai premtoi se si më parë do të jetë president i të gjithëve, se nuk do të thellojë ndarje, as nuk do të nxisë përçarje, se do të përpiqet t’i ndihmojë të gjithë, pa dallim etnie apo partie politike. Në vend, theksoi ai, të gjithë duhet të jenë të barabartë sepse “askush këtu nuk është shef apo qiramarrës, kështu ka qenë dhe kështu do të mbetet”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Sulimani pyet Sejdiun – A djersiteni kur shihni se si Ministrja i ndërhyn Kasamit për të folur edhe maqedonisht?!

Në emisionin e TV21, Sulimani ka reaguar ashpër ndaj ndërhyrjes së ministres së Arsimit, e cila gjatë një konference për media e ndërpreu disa...

Kurti: Ose “Kurti 2.5” deri në dhjetor, ose “Konjufca 1” deri në prill

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar të hënën në konferencë se deputetët kosovarë kanë dy opsione: ose të votojnë për të mandatuarin...

Prokurori Shpëtim Peci urdhëron rinumërim në Mitrovicë, komisionerët e PDK-së dhe LDK-së refuzojnë pa u hetuar manipulimet

rokurori Shpëtim Peci ka urdhëruar rifillimin e numërimit të votave në Mitrovicë, pas dyshimeve për parregullsi në procesin zgjedhor. Megjithatë, komisionerët e PDK-së dhe LDK-së...

Shaholli: Vredistët i kthejnë borxhin Albinit!

Vredistët i kthejnë borxhin Albinit! Sot vredistët i kanë kthyer borxhin Albin Kurtit, për gjoja "fitoren" e djeshme, ku LVV mori 7 komuna nga 27...

Gjykata në Francë liron nga burgu ish-presidentin Sarkozy

Gjykata e Parisit urdhëroi lirimin e Nicolas Sarkozy të hënën pasdite, pas përfundimit të seancës dëgjimore të ish-presidentit të Republikës Franceze. Sarkozy, i cili...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu