I dyshuari për vrasjen e gruas në Ferizaj del para gjykatës

I dyshuari për vrasjen e 21-vjeçares dhe plagosjen e vëllait të saj, V.A. ka dhënë versionin e tij para Gjykatës Themelore në Ferizaj. I dyshuari ka deklaruar se e ndjera i kishte thënë se “djali ishte në gjendje të keqe”, dhe se kur i ka kërkuar t’ia dërgonte një fotografi të tij, sipas tij, ajo i ka thënë “për inati s’ta çoj”. “Unë i kam thënë se duhet me ma çu se djali i jem është”, ka thënë i dyshuari tutje në gjykatë.

Para gjykatës, 36-vjeçari ka thënë se së pari ka gjuajtur në drejtim të vëllait të saj, e më pas dy herë në drejtim të 21-vjeçares. Avokati i tij, më herët, deklaroi se klienti i tij është penduar.“Siç është deklaruar, nuk e di se cilin e ka gjuajt përpara. I njëjti tani e ka kuptuar dhe është penduar për veprën e kryer. Në këtë pikë e kundërshtojmë kërkesën e prokurorisë se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë””, ka thënë ai. Ai tregoi për një mosmarrëveshje mes tyre një natë para se të ndodhte vrasja.

“Një natë më parë, para se të ndodhë ngjarja, i pandehuri ka kërkuar që ta shoh djalin përmes telefonit, e ndjera nuk ia ka mundësuar, e ka fyer, e ka injoruar dhe e ka poshtëruar me fjalë të ndryshme”, deklaroi avokati.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

Si do të duket Kuvendi i Kosovës pas zgjedhjeve të dhjetorit?

Pas numërimit të 99,45% të votave, tani ka një pasqyrë se di mund të duket Kuvendi i Kosovës sipas numrit të deputetëve që i...

Mbi 99% e votave të numëruara, ky është rezultati i zgjedhjeve në Kosovë

KQZ ka publikuar rezultatin e 99,45% të votave të numërua nga zgjedhjet e së dielës në Kosovë, përcjell in7.tv. Sipas tyre, Vetëvendosje ka 49,28% ose...

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu