Prokuroria jep detaje për vrasjen e gruas dhe plagosjen e një të mituri në Ferizaj

Prokuroria e Ferizajt ka dhënë detaje për vrasjen e një gruaje dhe plagosjen e një personi të mitur në Ferizaj, duke konfirmuar se është arrestuar i dyshuari për kryerjen e kësaj vepre të rëndë. Në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, thuhet se sot rreth orës 14:40 në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, ka ndodhur një rast i vrasjes.

“Sipas informatave të para dyshohet se si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ka ndërruar jetë një person- e gjinisë femërore, ndërsa, një person tjetër – i mitur, ka mbetur i plagosur”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas njoftimit, i dyshuari në këtë rast, me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Hetuesit Rajonal të Policisë së Kosovës në Ferizaj në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës.

“Brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtit [të dyshuarit për vrasje], Prokuroria Themelore në Ferizaj, do të parashtroj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për veprën penale të lartëcekur”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lladrovci përshëndet dorëheqjen e Krasniqit, mbështet Bedri Hamzën për kryetar të PDK-së

Ramiz Lladrovci ka përshëndetur vendimin e Memli Krasniqit për t’u dorëhequr nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, përcjell TV21. Lladrovci thotë...

Memli Krasniqi jep dorëheqje nga postin i kryetarit të PDK-së

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, sot pritet të jap dorëheqjen nga posti i udhëheqësit të partisë. Burimet e gazetës Nacionale kanë bërë me dije se...

VMRO, Levica dhe LSDM bashkuan forcat për Butelin, shqiptarët humbën shansin historik për kryetar dhe përfaqësim në këshill

Në komunën e Butelit është mbyllur një nga garat më të ndjeshme politike të këtij cikli zgjedhor, ku për herë të parë shqiptarët kishin...

550 punonjës të Lukoil në Maqedoni rrezikojnë të mbesin pa punë!

Po kërkohet zgjidhje për 550 punonjësit e filialit të kompanisë ruse “Lukoil” në Maqedoni, pasi ky gjigant energjetik vendosi të shesë asetet e tij...

Lojë e rreme shpërblyese: “DM” nuk jep falas 500 kuti kozmetike

“DM” nuk është organizatori, as personi që e ka porositur këtë postim të rremë në rrjetin social Facebook. Ky është një mashtrim duke përdorur...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu