ISHP: Regjistrohen 44 raste të reja me kollën e keqe në Maqedoni, numri i përgjithshëm i të sëmurëve është 443

Nga data 5 deri më 11 prill janë regjistruar 44 raste të reja me kollën e keqe, me një rënie prej 10.0 për qind krahasuar me javën e mëparshme. Shumica e rasteve janë regjistruar në Shkup.

Mosha e pacientëve varion nga një muaj deri në 75 vjeç, ndërsa numri më i madh i rasteve janë nga grupmosha 10 deri në 14 vjeç. Nga 44 rastet e reja, dy janë shtruar në spital, thuhet në raportin e fundit të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), të publikuar pasditen e sotme.

“Deri më 11 prill, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 443 raste të kollës së keqe, me incidencë prej 24.1/100,000 banorë. Sa i përket vendbanimit, numri më i madh i banorëve jetojnë në Shkup – 355 ose 80,1 për qind, duke përfshirë gjashtëmbëdhjetë komuna të ndryshme”, thuhet në raport.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara – 433, 263 ose 59,4 për qind nuk janë vaksinuar, nuk janë vaksinuar plotësisht sipas moshës ose nuk ka dëshmi të vaksinimit. Nga rastet që janë vaksinuar plotësisht, koha mesatare e kaluar nga doza e fundit e vaksinës deri në sëmundje është 12,9 vjet.

Nga të sëmurët, 60 persona u shtruan në spital, 49 prej tyre nën moshën katër vjeç.

Në periudhën nga 18 janari deri më 11 prill janë dhënë gjithsej 39,031 doza vaksine që përmban një komponent kundër kollës së keqe.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Çka humb Kosova nga pezullimi i Dialogut Strategjik?

SHBA-ja, të premten, pezulloi Dialogun Strategjik me Kosovën, në deklaratën e Ambasadës Amerikane në Prishtinë u theksuar se këto zhvillime kanë kufizuar aftësinë e...

Serbia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak? Mojsilloviq: Po bëjmë përgatitjet

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsilloviq, lidhur me paradën e ardhshme ushtarake në Beograd, tha se ushtria serbe nuk...

“SHBA ndëshkon bojkotet kundër Izraelit: A rrezikohet liria e shprehjes?”

Ndalimi, përpjekja e fundit legjislative për të synuar lëvizjen e Bojkotit, Shpronësimit dhe Sanksioneve kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut nga Izraeli, ose...

⁠Kurti, izolim nga Perëndimi – lidhje vetem me Shkupin

(Nga: Mero Baze) 14.09.2025 Vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun e planifikuar për forcimin e lidhjeve...

Qytetarët e Kosovës kërkojnë liderë të rinj, zbulon sondazhi i IRI

Një sondazh i realizuar nga instituti amerikan tregon se 50 për qind e qytetarëve të Kosovës besojnë se vendi ka nevojë për liderë të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu